Kanada

Montreal ndalon qeset plastike. Dje dita e fundit

  • Published in Kanada

Bashkia Montreal prej 6 muajsh ka paralajmëruar heqjen nga përdorimi të qeseve plastike dhe për këtë duket se konsumatori është përgatitur.

Shumë prej bizneseve të Montreal-it, u kanë bërë me dije blerësve ndryshimet e reja, dhe sipas tyre kjo tashmë ka hyrë në mentalitet.

Duket se Dita Botërore e Mjedisit, këtë herë i ka sensibilizuar më shumë njerëzit për ta dashur dhe respektuar më tepër natyrën.

Sipas CBC News, qyteti i Montreal-it ka patur kohë deri më 5 qershor për të bërë tranzicionin e plotë. Tregtarët i vunë në shitje 15 cent numrin e fundit të qeseve plastike. Tashmë do të përdoren çantat e nejlonit (shumëpërdorimshe), të cilat do të kushtojnë nga 3 deri në 50 dollarë.

Sa do kushtojnë rregullat reja?v

Masat e reja që hyjnë sot në fuqi, parashikojnë të drejtën e Bashkisë për të gjobitur bizneset që mund të kapen në kundërshtim me rregullat e vendosura. Kështu, shitësit individualë mund të marrin një gjobë prej 200 deri 1000 dollarë. Një korporatë e madhe që do të kapet duke thyer rregullat, mund të gjobitet edhe më shumë, nga 400 deri në 4,000 dollarë.

Burimi: CBC News

Përgatiti: Albanian Montreal Press