Kanada

Kush është Doug Ford, kryeministri i ri i Ontarios?

  • Published in Kanada

Në fushatën e tij të parë provinciale si lider, ai sapo është zgjedhur deputet për herë të parë, partia e tij ka fituar mazhorancën dhe ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Ontarios.

Po kush është në të vërtetë Doug Ford?

Doug Ford ka lindur më 20 nëntor 1964 në Etobicoke, në perëndim të Torontos. Ai vjen nga bota e biznesit dhe është pronar e drejtues i kompanisë Deco Labels, kompani që ka qenë themeluar nga babai i tij.

Gjithsesi Doug Ford nuk është i ardhur rishtaz në politikë. Ai ka qenë katër vjet këshilltar i Bashkisë Toronto, gjatë kohës që ajo drejtohej nga vëllai i tij, i ndjeri Rob Ford. Doug e zëvendësoi atë në minutën e fundit si kandidat për zgjedhjet e vitit 2014 dhe arriti të renditet i dyti pas kryetarit aktual John Tory.

Queen’s Park (Parlamenti Provincial) është diçka familjare për të, pasi në vitet 1990, babai i tij ishte deputet gjatë kohës së qeverisë konservatore të Mike Harris. Vetë Doug Ford ka qënë gjithashtu i angazhuar prej vitesh me konservatorët. Ai është i martuar me Karla Middlebrook dhe baba i katër vajzave. 

@FlasShqip.ca 

 

Tagged under Doug Ford