Discovery

Inteligjenca Artificiale dhe e ardhmja e shkencës - Nga Shyqyri Dekavelli

Shyqyri Dekavelli

Përparimet në shkencë janë thelbësore për lulëzimin njerëzor dhe botën natyrore. Bota përballet me shumë sfida urgjente. Ndryshimet klimatike, humbja e sipërfaqes së tokës, kërcënimet e sëmundjeve që variojnë nga bakteret rezistente ndaj shumë barnave deri te numri në rritje e sëmundjeve neurodegjenerative, janë vetëm disa prej tyre. Për më tepër, ritmi aktual i inovacionit është i pamjaftueshëm në disa fusha vendimtare si në industri, mjekësi, ekonomi, siguri, ushtri, etj. Gjithmonë ka shpresë se përparimi në shkencë dhe teknologji do t'i adresojë këto dhe sfida të tjera në një mënyrë me rezultative.

A po ngadalsohet produktiviteti shkencor?

Pretendimet për një ngadalësim të shkencës, që rrjedh nga shkaqe të shumta të njohura, nuk janë të reja. Megjithatë, këto pretendime shkencëtaret po i vlerësojnë dhe po u kushtojnë një vëmëndje të madhe.

Po rritet numri i studiuesve të nevojshëm për të bërë të mundur zhvillimin e shpejtë në të gjitha fushat në vende të ndryshme të Botës. Sidomos në mjekësi për të ulur vdekshmërinë për shkak të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, në përshpejtimin e prodhimit të produkteve industriale, në përshpejtimin e zhvillimit të ekonomisë, në përmirësimin e sistemeve teknologjike të mbrojtjes e sigurisë së infomacioneve të rëndësishme e sensitive nga sulmet kibernetike, në përmirësimin e punës së policisë dhe shërbimeve sekrete në parandalimin e zbulimin e krimit e korrupsionit, etj.

Qeveritë e vendeve të ndryshme, pavarësisht se janë nën presionin akut buxhetor, po shpenzojnë më shumë për të mbështetur inovacionet dhe punën shkencore të dobishme në zhvillimin e fushave të mësipërme.

Në zhvillimin dhe rritjen e rezultateve në këto fusha, Inteligjenca Artificiale si shkenca e së ardhmes po aplikohet gjërësisht kudo në Botë.

Aplikimi i Inteligjencës Artificiale në studimet e shumta shkencore në fusha të ndryshme po bën të mundur përshpejtimin e studimeve dhe rezultateve pozitive shumë më të shpejta.

Nëpërmjet përparimeve në Inteligjencën Artificiale, duket e mundur që diagnoza gabuar dhe trajtimi i simptomave të sëmundjeve të përmirësohen.

Në dritën e kësaj, premtimi për përmirësimin e procesit diagnostikues është një nga aplikacionet më emocionuese të Inteligjences Artificiale në kujdesin shëndetësor.

Aplikacioni i telemjekësisë i quajtur Ainalyze, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, është projektuar në formatin e një aplikacioni në celular.

Aplikimi i Inteligjencës Artificiale për zgjidhjet e sigurisë kibernetike do të ndihmojë në mbrojtjen e institucioneve nga kërcënimet ekzistuese kibernetike dhe identifikimin e llojeve të reja të malware-ve.

Përveç kësaj, sistemet e sigurisë kibernetike të bazuar në Inteligjencen Artificiale mund të sigurojnë standarde efektive të sigurisë dhe të ndihmojnë në zhvillimin e strategjive më të mira të parandalimit të rrezikut.

Sot, përdoren teknologjitë më të fundit për zbatimin praktik të Inteligjences Artificiale në sigurinë kibernetike.

Aplikimi i Inteligjencës Artificiale ​​në ushtri ndihmon në ndërtimin e fuqisë së sensorëve. Inteligjenca Artificiale ofron ndihmë robotike për ushtrinë në fushat e luftës. Asistenca robotike këtu i referohet rrjeteve të dronëve dhe makinerive automatike të stërvitjes. Inteligjenca Artificiale ndihmon gjithashtu në zbulimin dhe skanimin e armiqve të fshehur në vende të errëta dhe të thella.

Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në rritjen e aftësive të gjithanëshme të forcave ushtarake në trajtimin e një spektri situatash luftarake të papërcaktuara apo mjediseve armiqësore. Inteligjenca artificiale mundëson aftësi vendimmarrëse të shpejta në një mjedis dinamik me shumë informacion, si dhe në situata me informacion të pakët.

Lufta në Ukrainë u bë një terren kyç provash për Inteligjencën Artificiale

Inteligjenca Artificiale shihet nga shumë njerëz si një motor i produktivitetit dhe rritjes ekonomike. Mund të rrisë efikasitetin me të cilin bëhen gjërat dhe të përmirësojë shumë procesin e vendimmarrjes duke analizuar sasi të mëdha të dhënash. Ajo gjithashtu mund të bëjë të mundur krijimin e produkteve dhe shërbimeve, tregjeve dhe industrive të reja, duke rritur kështu kërkesën e konsumatorëve dhe duke gjeneruar rrjedha të reja të ardhurash.

BE po nxit vazhdimisht të gjithë vendet e Europës që të aplikojnë gjërësisht Inteligjencen Artificiale dhe ka kërkuar prej tyre hartimin e Strategjisë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale e përditësimin e saj në vazhdimesi. Sigurisht që të gjithë vendet e Europës e kanë hartuar Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale dhe po e aplikojnë në të gjitha fushat që u permenden me siper. I vetmi vend që nuk e ka hartuar akoma Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale është Shqipëria.

Duke mos e njohur e aplikuar këtë shkencë Shqiperia kërkon ndihmë nga vendet e tjera pasi sistemet e komunikimit të informacioneve sensitive shkatërrohen nga sulmet kibernetike.

©Shyqyri Dekavelli