Discovery

Pse festohet në Kanada "Victoria Day"?

Për disa, "Victoria Day" është një ditë që tregon se vera është te pragu. Por, kjo ditë pushimi, e cila festohet vetëm në Kanada dhe Skoci, filloi si një festë për të nderuar ditëlindjen e Mbretëreshës Viktoria. Mbretëresha britanike lindi më 24 maj 1819. Ajo dikur është konsideruar Mbretëresha më jetëgjatë në historinë e Anglisë, duke qëndruar në fron për 63 vjet e 216 ditë. Ndërsa më 9 shtator 2015, Mbretëresha Elizabeth II mori titullin e mbretërimit më të gjatë në historinë britanike, mbretërim që sivjet mbushi plot 70 vjet. 

Dita e Viktorias u shpall ditë pushimi nga qeveria kanadeze në vitin 1845. Në atë kohë, u festua me piknikë, parada, turne sportesh, fishekzjarre dhe të shtëna me top. Kur Mbretëresha Viktoria vdiq në vitin 1901, Parlamenti i Kanadasë shpalli zyrtarisht festën e Viktorias dhe u vendos që dita do të festohet më 24 maj çdo vit (ose më 25 maj nëse 24-a binte të dielën).

Në vitin 1952, qeveria mori vendimin për të filluar festimin e Ditës së Viktorias të hënën para dates 24 maj. Aktualisht, "Victoria Day" është një ditë feste zyrtare në të gjithë Kanadanë, ndërsa në Québec, në të njëjtën ditë, festa quhet “Journée nationale des patriotes”. 

Sa i përket mënyrës së festimeve të sotme, në Ditën e Viktorias, në shumicën e qyteteve zhvillohen parada, aktivitete në natyrë si dhe shfaqje me fishekzjarre.

©Flasshqip.ca