Krijimtari

Vangjush Ziko-Pragdimri

ketrat

copëtojnë nevrikë 
lendet e fundit
nga xhepat e ndryshkur 
të dushkut

retë e ngrira fërkohen 
si gurzjarrë zalli

të ndezin
llullën e lisit 
të mbushur 
me gjethe të thara

larg

në oxhakun e shtëpisë 
me portë të kyçur

tymon 
malli im

Tagged under Vangjush Ziko