Krijimtari

Vangjush Ziko-Balada e një emri

i zhveshi moti drurët

u rrëzoi gjethet 
i la pa emër

pylli u bë skelet
foletë
djepe të zvjerdhura

mpreh druvari
(ah, druvari dimër) 
sopatën

t'i presë pranverës 
damarët
me gjak të gjelbër

mos çelin drurët gjethe
mos shkruajnë
në to

emrin e brishtë 
të shpresës

 

Tagged under Vangjush Ziko