Hiena - Fabul nga Vangjush Saro

Trishtimin bie muzgu mbi savanë,
se atje tutje shpirt po jep Luani…
Dhe tufa po e qan me lot e vaje;
vrerosur dhe Hiena, këng’ e saj:
“Oiii, pse po na lë, o yll, o dritë?!
Të mjerët ne si, do t’i ngrysim ditët…”
Por me të perënduar sytë “i madhi”,
(e dita s’ishte ngrysur)
ndërroi avazi:
“O plehrë, o katil, na nxive jetën,
pas teje veç rrëmonin ç’kishte mbetur.
Kujtoje se të donim, kjo ish lojë…”
Ç’ Hienë “kurajoze”! S’e mbyll gojën…



