Magjia e humbjes - Nga Vangjush Ziko
Gjithnjë na mbetet një vend bosh
Në zemrën tonë dhe kujtesën.
E dhimbshme është ta kujtosh
Çfarë ke humbur ti në jetë.
E lashë vendin ku u thinja,
Ku jeta ishte plot me gjethe,
Ku dashuritë dhe kujtimet
Me dhe’ e bar mbuloi jeta.
T’i humbësh nuk është çudi,
Sa gjëra humbim dhe harrojmë.
Humbja më ngjan me një magji,
Dimë dhe s’dimë ta lexojmë.
Gjethet i humb edhe një panjë
Dhe mbetet fare lakuriq.
Ato nuk mundi që t’i mbajë
Edhe bonjaku shpirti im.
Këtë s’ma thotë vetëm panja,
Por dhe ojnakja poezi.
Ato që s’munda dot t’i mbaja,
Çelin me vargjet përsëri.
© Vangjush Ziko



