Andej-Këtej

Ylli Dylgjeri: Meditim për turizmin shqiptar

10 milion turistë priten të vinë në atdheun tonë gjatë këtij sezoni turistik. Kjo është deklarata e parashikimit zyrtar që vjen nga zyrat shtetërore. Kjo shifër ka një logjikë. Ka një parapërgatitje kontraktore. Mbi 300 avionë çarter priten të vijnë - deklaroi ministri Klosi para pak ditësh nga aeroporti "Nënë Tereza". Turistët do të hyjnë nga ajri, deti, toka. Kudo ku kemi kufinj. Rëndësi ka të vijnë. Ky është boom-i turistik rekord. Rëndësi kanë të ardhurat. Rëndësi kanë shkëmbimet e vlerave historike e kulturore. Rëndësi ka integrimi.

Mirëpo a duhet besuar kjo shifër hyrjesh?

Për momentin po e besojmë, paçka se edhe unë hyj te skeptikët e kësaj shifre.

Pyetjet që më vijnë janë të shumta:

A kemi kapacitet pritëse për të përpunuar një sasi të tillë turistësh? Nuk mund të them po. As jo!

Di që sot ne kemi një aeroport nacional që përpunon në 1 vit rreth 1,3 milion udhëtarë. Ndërkohe turiste do të hyjnë edhe nga kufiri tokesor e detar. Po ashtu turist konsiderohet edhe kosovari, edhe emigranti shqiptar qe vjen nga Londra për të parë apo vrare... familjen!

Turistet që hynë në Tiranë vjet kishin probleme me parkimin e mjeteve në qendër të qytetit. Një operator turistik mu qa në rrugë se është i pamundur parkimi i autobuzëve: Janë mosha të thyera. Nuk mundet edhe të shohin kryeqytetin edhe mos të kenë mjetet jetike pranë! Policia na mbyti me gjoba! Nuk di edhe se ku mund të kryejnë nevojat personale! WC- te publike mungojne!

Këtu mu kujtua Hong-Kong-u. WC-të aty ishin edhe pranë stacioneve të autobuzëve edhe elektronike. Zgjidhja ishte ideale. Me një monedhë hapej dera e njëherësh hapej edhe vrima e WC-së. Sipas pagesës, për ujin e hollë apo të trashë, ishte edhe hapja e madhësisë së vrimës së jashtëqitjes që të ofronte shërbimi. Kaq. Kjo le të mbetet në vëmëndjen dhe projektet e Bashkisë së Tiranës.

Vazhdoj të vras mendjen...

Një lajm tjetër për pritjen e luftëtarëve të ISIS- it më perzjeu mendimet këto ditë.

Po këta luftëtare a do të njihen si turistë gjatë kësaj vere? Lajmet thonë se do vijnë në kampet Shqiptare!!!

Nëse po, atëhere nuk e di si do të bashkëjetojnë edhe Turisti edhe ISIS-ti !?

Po aeroporti i Kukësit a do të hapet?

Di se në shtetin fqinj ka mbi 35 aeroporte në punë. Vjet Greqia priti mbi 30 milion turistë. Ndërkohë, ka dhjetra vjet që investon në infrastrukturën turistike.

Nuk e di. Pyetjet më mbytën.

Autostrada Tirane - Durrës filloi rikonstruksionin në fillim të sezonit. Në Vlorë po ashtu rruget në qytet janë në ndërtim. Në Pedonalen e re nuk lejohet parkimi i mjeteve edhe para shtepisë tënde!

Te tuneli drejt Radhimës ka bllokim trafiku çdo mëngjes...

Nuk po vazhdoj.

Miresevini të dashur Turistë!

Do ju presim me ç'na gjetët.