Vdekja e Sirisë - Nga Eric S. Margolis
- Published in Andej-Këtej
Ajo që duket qartë si një plan i përbashkët SHBA-Izrael për të rimodeluar hartën e Lindjes së Mesme është në zhvillim e sipër. Ndryshimet do të jenë sizmike.
Administrata Biden, tashmë pothuajse plotësisht e kontrolluar nga neokonservatorë pro-Izrael, po bën lëvizjet e saj të fundit të mëdha duke lëshuar një shigjetë Parthiane në zemër të Lindjes së Mesme.
Siria - ose ajo që ka mbetur prej saj - është ndarë në zona; një e treta e vendit me të gjitha fushat e saj të naftës dhe gazit është nën kontrollin e forcave ushtarake amerikane. Të ardhurat nga kjo naftë dhe gaz përbënin gjysmën e të ardhurave të Sirisë dhe mbështesnin forcat e saj të armatosura. Të privuara nga pagat dhe municionet, forcat e armatosura siriane u shkatërruan, duke lënë rrugët drejt Damaskut të hapura për forcat islamiste, të quajtura “terroristë” nga Perëndimi.
Izraeli bashkëpunoi ngushtë. Vetëm në dy ditë, forcat e tij të fuqishme ajrore kryen 480 sulme ndaj objektivave ushtarake dhe strategjike siriane, duke përfshirë marinën e vogël siriane në bregdet dhe bazat kryesore ajrore. Forcat izraelite pushtuan një zonë të çmilitarizuar të sanksionuar nga OKB-ja në kufirin e saj verior me Sirinë.
Ndërsa mediat dhe politikanët perëndimorë brohorisnin për rënien e ish-diktatorit sirian Bashar al-Assad, një amnezi kolektive mbulonte historinë e diktaturës së egër të Sirisë. Jo për mua, sigurisht, si një vizitor i shpeshtë në Sirinë e frikshme të Assadit.
Herën e parë që vizitova Sirinë, u ekzekutua një varje publike përpara hotelit tim. Më vonë, u arrestova në aeroport për mbajtjen e një diktofoni dore, të përshkruar nga rojet si “një pajisje radio e CIA-s”. Siria ishte edhe më e frikshme se Iraku i tmerrshëm. Paranoja dhe dyshimi sundonin kudo. Por gjithashtu takova zyrtarë të qeverisë dhe përshkova pjesën më të madhe të anës siriane të Lartësive të Golanit të fortifikuar rëndë, që më vonë u pushtuan dhe u aneksuan nga Izraeli.
Ajo që mediat tona shumë të njëanshme në SHBA dhe Britani nuk ju tregojnë, është se SHBA ka tentuar të rrëzojë regjimet e ndryshme të Sirisë që nga vitet 1950. I referoj lexuesve një libër të mrekullueshëm, “The Game of Nations”, shkruar nga një ish-agjent i CIA-s i vendosur në Siri, Miles Copeland. Ai rrëfen se si SHBA përpiqej t’i diktonte regjimet siriane ose t’i rrëzonte ata.
Vitet më të këqija të Sirisë ishin nën pushtetin e një gjenerali të forcave ajrore Alauit, Hafez al-Assad, i cili mori pushtetin pas një grushti shteti në vitin 1971. Deri në vdekjen e tij në vitin 2000, ai keqqeverisi Sirinë me një dorë të hekurt, duke përballuar përpjekjet e islamistëve, komunistëve, nasseristëve, baathistëve, CIA-s, MI6 të Britanisë, DGSE të Francës, inteligjencës saudite, Turqisë dhe Izraelit për ta rrëzuar.
Siria përjetoi tetë grushte shteti që nga viti 1946. Këto përpjekje e nxitë represionin brutal të regjimeve siriane. Unë vajta në qytetin Hama menjëherë pas revoltës së islamistëve kundër regjimit të Assadit. Dhjetëra mijëra u vranë atje.
Hafez Assadi u shërbeu interesave amerikane kur dërgoi trupa për të sulmuar Irakun në vitin 1991. SHBA për një kohë të gjatë dërgonte të burgosur arabë në Siri për t’u torturuar, veçanërisht për të fajësuar Irakun për armë bërthamore që nuk ekzistonin. Djali më i madh i Hafezit, Basili, i cili ishte caktuar të zëvendësonte Hafezin pas vdekjes së tij në vitin 2000, vdiq në një aksident automobilistik. Me një stil të ngjashëm me mafien, familja Assad detyroi Basharin e qetë, një okulist i shkolluar në Britani, të bëhej president. Vëllai i tij brutal, Maheri, u bë fuqia reale pas fronit.
Sot, një e treta e Sirisë dhe Irakut janë të pushtuara nga forcat amerikane. Forca ajrore e fuqishme e SHBA kontrollon qiejt e Lindjes së Mesme, së bashku me aleatin e saj, Izraelin. Kur u ftova në Pentagon për të konsulta me planifikuesit strategjikë të Forcave Ajrore, u habita teksa pashë atje shumë oficerë izraelitë me uniformë. Katari është kthyer në një aeroplanmbajtëse për Forcën Ajrore të SHBA. Jordania, Bahreini, Egjipti dhe Kuvajti gjithashtu strehojnë forca të ushtarake amerikane.
Siria është shkatërruar. Pothuajse 50,000 palestinezë janë vrarë. Gaza është rrënuar. Izraeli po konsideron hapur aneksimin e pjesëve të tjera të Sirisë si dhe të copave të Libanit. E djathta ekstreme e Izraelit është e ngazëllyer për të zotëruar më shumë territor. Administrata e ardhshme Trump, e dorovitur me një dhuratë prej 100 milionë dollarësh nga manjatët e kazinove, çifti izraelito-amerikan Adelson, dhe e mbushur me mbështetës të Izraelit, po i jep qeverisë ekstremiste të djathtë të Izraelit një çek të bardhë.
A do të ketë të tjerë objektiva goditjeje? Ndoshta. Një nga heronjtë e Luftës së Afganistanit, Khalil Haqqani, sapo u vra në Kabul, me sa duket nga kamikaz i Shtetit Islamik. Nuk e dimë kush qëndron me të vërtetë pas Shtetit Islamik, por vrasja ngjan shumë me disa atentate të kryera kohët e fundit nga agjencia izraelite e inteligjencës, Mossadi. Apo ishte hakmarrje e vonuar amerikane për disfatën në Afganistan?
© Eric S. Margolis 2024