Andej-Këtej

Tradhëtia e intelektualëve

Nga: Artan Fuga

Sipas Julien Benda, poqese do ta ktheja në realitetin shqiptar

Kur shkencëtari nuk merr e boton rezultatet e kërkimit shkencor, por i falsifikon ato, ose i sheqeros që t'i përdorë për shkallë karriere!

Kur sociologu apo historiani mbulojnë idiotizmin e tyre duke e mbushur boshllëkun me propagandë nacionaliste.

Kur pedagogu ose mësuesi nuk transmeton dijet më të mirä të kohës së tij, por rrëfen përralla që as dreqit nuk i duhen!

Kur gazetari censuron vetveten dhe bëhet bori e klasës politike ose i padronit politik.

Kur avokati e ka shitur gjyqin ose e blen gjyqin në marrëveshje me gjykatësin ose prokurorin!

Kur artisti shet veten për t'u bërë propagandist servil i atij që e paguan dhe bën sikur është në lidhje vetëm me muzën e tij.

Kur kleriku predikon parimet e Zotit, por ja ka shitur shpirtin djallit, pra vesit, është frikacak, karrierist, grykës.

Kur autori i një libri apo teksti nuk sheh se nuk ka bërë veçse ka renditur fjali, pa prodhuar njohje.

Kur intelektuali nuk refuzon paga, pushtet, karrierë, tituj për hir të së vërtetës, por kur kërkon që me gënjeshtra të shitura si të vërteta të kapë pushtet, paga, karrierë!

Tagged under Artan Fuga