Andej-Këtej

5 fabula nga Ferit Lamaj

Drejtori

Një Gomar bëhet Ministër,
lidh kravatën si kapistër.

Lepurushët nëpër zyra
veshët bigë, prush fytyra:
- Kushedi kush vjen Drejtor,
mbase Dashi me këmborë!

- Mbase Cjapi! - Mbase Viçi!

Por në derë mbin ...Kërriçi.

Emigranti

Çun i lindur në Tiranë,
plak i thinjur në Lozanë.
Në epilog, në fund të jetës,
shpreh me shpirt të së vërtetës,
dhe të mallit, dhe të bindjes:
- Të falem ty, qytet i lindjes!
Të përulem tej amshimit
ty, qytet i perëndimit! 

Pyllëzim pishash

Pyllëzimi nis aksionin,
vullnetarë nga çdo anë;
Policia ç'i jep tonin, 
gropë më gropë mbjell fidanë.

Bash policë për së mbari,
mendjendritur, duarartë.
Fët komandën Komisari:
"Hapni sytë, jeshilja lart!"

Heqje dhëmbi

Shkoi Ketri në klinikë,
po ç'të shohë, more mik,
njëzet euro për një dhëmb!

"Pushoi" dhëmbi, çmimi dhemb.
Cjap dentistit i jep dhjetë:
- Ma lëviz, se e heq vetë!

Deputet Çakalli

Deputetin te një kthesë
Pulat e qëllojnë me vezë.

Pak më tutje, pak më larg,
ca kërmij i hedhin jargë.

- O Çakall, - i thirrën shokët, -
mbathja sa pa ardhur Lopët!

 

Tagged under Ferit Lamaj fabula