Andej-Këtej

Lazër Stani tregon se pse ndodhej Skënderbeu në studion e Sabatos

Shkrimtari Lazër Stani shkruan në Facebook:

“Dje, me 24 qershor, shkrimtari me origjinë shqiptare (nënë arbëreshë), Ernesto Sabato kishte 107 vjetorin e Lindjes. Fotografia që po botoj është foto e studios së shkrimtarit në shtëpinë e tij, tashmë të shndërruar në muze.

Në murin përballë tryezës ku shkruante, mbante portretin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, si frymëzim dhe krenari për çdo njeri, që i rrjedh në deje gjak shqiptari”.

Tagged under Lazer Stani Sabato