Trimëria e vegjëlisë - Nga Burim Bardhari
- Published in Andej-Këtej
- Nga: Burim Bardhari
Sinqerisht, konsumova shume kohë për të depërtuar në psiqikën e trimave, si Nora e Mic Sokoli, doemos Skënderbeu i pari.
Përgjigjet i gjeta tek filmi “Lojërat e Urisë” (Hunger Games). Aty e pashë se heroina i jepte kahje vdekjes, sipas kushteve të saj dhe nuk dorëzohej si “cjapi te kasapi”, e kemi nje shprehje ne.

That is a very powerful shit, pardon my French, domethënë është shumë e fortë kjo, sepse trupi i njeriut është edhe armë bërthamore, por vetëm kur njeriu vendos të mos e pranojë vdekjen e imponuar artificiale.
Ndersa dikur mendoja se për ideale vdesin budallenjtë, edhe sot e mendoj të njejtën, nëse janë të dobët dhe luftojnë si idiotë; por jo kur bart shpresën tek të tjerët; se i madhi është baraz me të voglin; sepse asgjë e madhe nuk ndërtohet pa të voglin. Nuk them të mos i përmendim edhe të tjerët, por i kemi edhe tanët që janë pishtarë të psikologjisë së trimërisë.



