Andej-Këtej

Trajtimi i ri i mundshëm për COVID-19, identifikuar nga BenevolentAI me përdorimin e Inteligjences Artificiale

Nga: Shyqyri Dekavelli

BenevolentAI (lider global në zhvillimin dhe aplikimin e Inteligjencës Artificiale për inovacion shkencor), i cili ka mbledhur 292 milion dollarë për të aplikuar Inteligjencen Artificiale dhe për të gjetur sa me shpejt ilaçin, deklaron se ka zbuluar një të tillë të aprovuar tashmë si një trajtim të mundshëm për COVID-19. Zbulimi, i cili tani është botuar në revistat shkencore dhe ka hyrë në prova klinike me një kompani të madhe farmaceutike, mund të ofrojë një rreze shprese për një botë të mbyllur nga pandemia.

Në shkurt, BenevolentAI ngriti një ekip shkencor të specializuar dhe filloi një studim duke përdorur platformën e saj të zbulimit të ilaçit.

Baronesha Joanna Shields, Drejtoreshë e Përgjithshme e BenevolentAI, shpjegoi: "Si përgjigje ndaj urgjencës globale të shëndetit COVID-19, ne aktivizuam platformën e Inteligjences Artificiale të zbulimit dhe zhvillimit të ilaçeve për të kuptuar reagimin e trupit ndaj kësaj sëmundje infektive të re."

"Çelësi i qasjes për këtë ishte se në vend qe të përqendrohemi vetëm në barna që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në virus, ne hulumtuam mënyra për të penguar proceset qelizore që përdor virusi për të infektuar qelizat njerëzore," tha ajo.

Ideja ishte për të identifikuar ilaçet e aprovuara që mund të ndalojnë përparimin e COVID-19, të pengojnë "stuhinë e citokinës" dhe të zvogëlojnë dëmtimet inflamatore të lidhura me këtë sëmundje.

Sëmundjet si COVID-19 dhe gripi mund të jenë fatale për shkak të një mbivendosjeje të sistemit imunitar të trupit të quajtur stuhi e citokinës.

Citokinat janë proteina të vogla të lëshuara nga shumë qeliza të ndryshme në trup, përfshirë ato të sistemit imunitar, ku ato koordinojnë reagimin e trupit kundër infeksionit dhe shkaktojnë inflamacion.

Ekipi i BenevolentAI vendosi në platformën e tij gjithçka që dinte për COVID-19 dhe ilaçet që mund të pengojnë proceset qelizore që përdor virusi.

Në një intervistë me TechCrunch, Peter Richardson, VP i Farmakologjisë BenevolentAI, shpjegoi se si u arrit zbulimi.

"Duke përdorur Grafikun e Njohurive (Grafiku i Njohurive është një bazë njohurish që përdoret nga Google dhe shërbimet e tij për të përmirësuar rezultatet e pajisjes së kërkimit me informacionin e mbledhur nga një larmi burimesh. Informacioni u paraqitet përdoruesve në një infobox pranë rezultateve të kërkimit), BenevolentAI ka pasur dy procese. Njëri të gjente lidhjet dhe rregullatorët. Eshte tepër, tepër e vështirë të mbash në kokë atë që është e rëndësishme, gjatë gjithë kohës, pa pasur një Grafik të Njohurive për të të treguar pikat themelore. Eshtë me të vërtetë mirë të tregosh ndërveprimet themelore që janë kaq të rëndësishme për të kuptuar një proces biologjik. Ndjekja qelizore është një gjë jashtëzakonisht e komplikuar për tu përpunuar" - tha ai.

Por, vazhdoi ai, "platforma BenevolentAI trajtoi informacionin me një gjakftohtesi e përgjegjshmëri dhe si rrjedhojë u desh një orë për përpunimin e platformës".

Procesi tjetër ishte që ekipi të gjente ilaçe të mundshme për të penguar rregullatorët. Këto pastaj u futën në Grafikun e Njohurive dhe e gjitha kjo zgjati afërsisht gjysmë ore për t'u përpunuar.

Rezultati ishte që ata e identifikuan Baricitinib, si një ilaç të mundshëm si me veti antivirale, ashtu edhe anti-citokinë. Kjo u arrit brenda 90 minutave ndërkohë që, pa këtë platformë, njeriut do ti duheshin tre ditë për të bërë këtë llogaritje.

Ky ilac, Baricitinib, u propozua si një trajtim i mundshëm si per vetitë antivirale ashtu edhe anti-inflamatore për pacientët COVID-19.

Deri në Mars, studimet filluan rekrutimin dhe trajtimin e pacientëve të infektuar me Baricitinib. Sot, Eli Lilly dhe Instituti Kombëtar i SHBA për alergji dhe sëmundje infektive (NIAID) kanë njoftuar se ilaçi tani do të fillojë testimin e parë të rastit në pacientët me COVID-19.

Baricitinib, i shitur si një ilaç pa recetë i quajtur Olumiant, është një ilaç i aprovuar tashmë për trajtimin e artritit reumatoid.

Testimi i rastit i paralajmëruar nga Eli Lilly me NIAID do të percaktojë efikasitetin dhe sigurinë e ilaçit, Baricitinib, si një trajtim i mundshëm për pacientët me infeksione serioze COVID-19.

Studimi do të fillojë në SHBA në fund të Prillit, me zgjerimin e planifikuar në vendet shtesë në Evropë dhe Azi, dhe rezultatet priten brenda dy muajve të ardhshëm. Ky testim i ri i bashkohet një testimi të qeverisë kanadeze që tashmë është duke e vlerësuar ilaçin, Baricitinib, si një trajtim te mundshëm.

Duke komentuar, Shield tha: "Ne jemi të kënaqur që Eli Lilly po përparon në testimin klinik te ilacit, Baricitinib, për pacientët me COVID-19. Ndërsa presim që të zhvillohet një vaksinë, ekziston një nevojë e menjëhershme për ilaçe që mund të parandalojnë bllokimin e rrezikshëm te frymëmarrjes për jetën e njeriut dhe komplikime të tjera serioze të infeksioneve COVID-19. "