Andej-Këtej

Ylli Dylgjeri: Edvin Rama, ti je Duçja!

Ylli Dylgjeri

Mbrëmë, kur gazetari Sokol Balla po përmbyllte emisionin e tij, me të ftuar të rradhës edhe Edvin Ramën, me erdhi në mënd t’i drejtohesha edhe unë me një pyetje sarkastike që kish lidhje me situatën.

Pyetjen ia drejtova Sokol Ballës në mënyrë që ai ta pyeste më pas Ramën. Si përfundim, Sokol Balla, moderator, nuk ia drejtoi pyetjen time sepse ajo ishte me shaka dhe sipas tij, do t’ia dërgonte pas emisionit.

Ndërkohë, Rama u tundua disi kur dëgjoi emrin e pyetësit dhe pasi u mendua, ndërhyri e tha nën dhëmbë: “Kush është ky”?

Por pasi mblodhi veten shtoi: "Më kujtove atë filmin e realizmit socialist që fliste për shakatë e kripura të Duçes. Edhe ky si ai është". Kaq qe dhe u mbyll emisioni.

Meqë Ramës humori im i kujtoi batutën me Duçen te filmi i realizmit socialist, dhe unë Duçen, po i kujtoj një intervistë të tij të dhënë për drejtorin gazetes italiane "Libero", Pietro Senaldi:

" Në Shqiperi opozita është jashtë parlamentit, e terhequr mbi "malin Aventino", siç thoni ju italianët, shprehje e përdorur gjatë epokës së regjimit fashist në Itali pas largimit të disa deputeteve nga parlamenti pasi ishin kundër fashizmit, por unë nuk jam Duçja" - thotë Rama.

"Une nuk jam Duçja" - u the italianeve atëhere me nxitim! Por kohët edhe përsëriten dhe ti e di që kur kërkon të përsëritesh artificialisht historinë, ajo të kthehet herën e dytë në komedi.

Ti sot, si Duçja dje, ke shpallur shpallur luftë!

Ke shkuar rrëzë malit të Dajtit.

Ke hyrë në shtëpinë bunker.

Ke izoluar tërë popullin brënda në shtëpi.

Komandon me telefon, pa ligje, pa rregulla.

Ke ndaluar jetën.

Ke ndalur ekonominë.

Ke nxjerrë autoblindat rrugëve për të bëre një luftë imagjinare për 27 të vdekur.

Masat janë shtypëse, autoritariste, dhe nuk kane lidhje me Pandeminë.

Ti po diskriminon çdo ditë.

Po shkel të drejtat e njeriut.

Kështu të akuzoi edhe dje deklarata bombë e OKB-së.

Atëherë kush i ngjan më mirë Duçes?

Unë i izoluari në shtëpi prej më shumë se 40 ditësh, pa rrogë, pa mbështetje, pa perspektivë jete, apo ti që ngërdheshesh çdo natë TV-ve duke ndarë urdhëra e paketa fondesh nga bunkeri i Surrelit?

Në fund, po të kujtoj se luftrat përfundojnë me procese në Gjykata Penale Ndërkombëtare.

A do kete një “Nurenberg” shqiptar?

Kjo është pyetja.

Ndërsa për Duçen dhe Clara Petaccin, meqë më the se më ngjan mua, po të kujtoj se në fund u përpoqën të ikin në Zvicër. Por Ti e di fundin... në Milano me kokë poshtë.

Kaq kisha. Më mirë t’i ishe përgjigjur pyetjes!