Mjegull grusht shteti me teori konspirative - Nga Burim Bardhari
- Published in Andej-Këtej
Gënjeve një herë pastaj nuk të besojnë njëmijë herë! Grusht shteti ndonjëherë ndodh edhe brenda grusht shtetit! Ndoshta ky është grusht shteti i parë edhe për ju!
Jo vetëm rrëmuja e hutimi por edhe humbja e besimit dhe shpresimit për përparim janë pasojat më të mëdha të teorive konspirative edhe pse disa prej tyre mund të jenë tërësisht të vërteta si dikur komunizmi që paralajmërohej si çlirim dhe përfundoi me pushtim pronarësh të rinj, mirëpo në mjegull nuk duket asgjë dhe asnjëra e vërtetë. Si përralla me fshatarët të cilët u lodhën nga rrengu (hoax) mashtrues i bariut të ri mendjelehtë që gënjente se ujku ia sulmonte dhentë dhe kërkonte ndihmën e tyre duke bërtitur në mes të natës dhe papandehur “ujku”, që t'i zgjonte kot. Në fund kur ndodhi vertetë askush nuk i besoi sepse u përmbysën parimet si strumbullarë të mirësjelljes së njërëzimit, “gënjeve njëherë pastaj s'të besojnë njëmijëherë”.
Eskimezet dhe turqit, perkatesisht dallojnë disa lloje të borës për të parët dhe disa lloje grusht shteti për të dytët, pohon zj. Zejnep Tyfekçi gazetare, sepse në të dyja rastet lypset qartësi dhe mprehtësi e jashtëzakonshme pasiqë shkon koka; nëse bora e llojit të veçantë nuk ndërton akull të fortë atëherë ndodhin edhe fatkeqësitë si shkelja mbi dërrasat e kalbura, krahas e njejta zezonë ndodh nëse nuk dallohet lloji i grusht shtetit, me email, grusht shteti internetor etj., kumton ajo.
Sipas përvojës shumëvjeçare të turqve dhe latinoamerikanëve, popujt e tyre e dinë tërthoras se është koha për grusht shteti të ri, sidomos kur ndonjë ushtarak i afërt i këshillon familjarët dhe fqinjtë të furnizohen me ushqime për më shumë javë. Mjerisht, për ata që nuk e kuptojnë këtë këshillë dhe nuk dinë të lexojnë mes rreshtave me siguri është grusht shteti i parë për ata.
Nëse njera palë i humb zgjedhjet, mjegullimi me teori konspirative për grusht shteti të butë është taktika e fundit në raft. Në shtetin amerikan Xhorxhia, votat u numëruan tri here dhe prap humbi Trampi, ndonëse ai nuk humbi çdo gjë sepse si tregëtar i dyshimtë rreth çështjes së tatimeve dhe argëtues i zakonshëm televiziv grumbullon mjete financiare kinse për të luftuar padrejtësinë e ligjit që përfaqësonte deri dje dhe përfitoi herën e fundit, bashkë me ithtaret e tij, thuhet se ata ia mbushën arkën me 300 milion dollarë deri tani dhe nuk ka fituar në asnjë gjyq dhe të vobektit i ndihmojnë të pasurit me para!
Nga një kendveshtrim ndryshe atëhere sipas teorive konspirative që na bëjnë të jemi skeptikë mendjehapur lirisht mund të dyshojmë se edhe puçi i fundit në Turqi, dhe uroj të jetë i fundit për hir të popullit që përçahet deri në gjakderdhje vetëm për të përfituar politikanët e paskrupullt, mund që ishte grusht shteti brenda grusht shtetit, së paku vetë Taipi iu falënderua Zotit se “kjo ndodhi i ardhi nga Zoti dhuratë atij”, ndoshta pak edhe nga Putini si mjeshtër spiunimi edhe pse Gyleni nuk është aspak i pastër pasiqë kanë ngrënë nga e njëjta tryezë me armikun e tij, sidomos gjatë periudhës kur hapnin shkolla të mesme nëpër vendet e vobekta si tonat ku ata kanë ndikim pothuajse të pandalshëm.
Nje shtet i fortë që synon epërsinë perandorake nuk grindet me shtetasit Brenda, por garon me të huajt jashtë, ashtu siç bën Kina e kuqe sot e cila për herë të parë kumtohet se prodhoi edhe “diellthin artificial” (për bashkëshkrirje bërthamore) që të mos varet energjetikisht nga bota e tretë, ndërsa të tjerët le të vazhdojnë prapambeturinë me teori konspirative dhe me tifozllëk.
©Burim Bardhari