Andej-Këtej

Një makth nordik po lind për Putinin - Nga Shyqyri Dekavelli

Shyqyri Dekavelli

Prej vitesh, presidenti rus Vladimir Putin e ka parë zgjerimin e NATO-s si një kërcënim ekzistencial që do ta bënte Rusinë të ishte e rrethuar me raketa perëndimore në pragun e saj. Pushtimi i Ukrainës nga Moska duket se po sjell makthin e liderit rus, me NATO-n në prag të fillimit të zgjerimit të saj më të madh të mundshëm në gati dy dekada.

Pas epokës së pasluftës në mosangazhim dhe neutralitet, Suedia dhe Finlanda tani po eksplorojnë në mënyrë aktive bashkimin me Aleancën Ushtarake të krijuar në Luftën e Ftohtë. Zyrtarë nga të dy vendet të do të takohen me homologët e tyre të NATO-s të shtunën.

Rusia sulmoi menjëherë, duke ndaluar eksportet e energjisë elektrike në Finlandë dhe duke mos specifikuar një përgjigje "ushtarake-teknike".

Disa analistë ishin të shqetësuar se Rusia po krijonte bazat për të kërcënuar vendosjen e armëve bërthamore pranë kufirit me Finlandën. Por zyrtarët si në Suedi ashtu edhe në Finlandë e hodhën poshtë këtë kërcënim, duke vënë në dukje se në enklavën ruse të Kaliningradit, vetëm 200 milje larg, Moska tashmë ka raketa me aftësi bërthamore në rreze të vogël.

Një pranim i Suedisë dhe Finlandës në NATO, një proçes që mund të marrë deri në një vit për t'u finalizuar, do ta sillte Aleancën Ushtarake perëndimore drejt kufirit 810 milje të gjatë ndërmjet Rusisë dhe Finlandës.

Kjo do të shënonte një ndryshim tjetër të thellë në peisazhin strategjik të Europës për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, Pentagoni po afron trupa të rinj në Evropë për të forcuar krahun lindor të aleancës, duke sinjalizuar se grumbullimi i përkohshëm i trupave ka të ngjarë të bëhet i përhershëm.

©Shyqyri Dekavelli