Problemet shqiptare
- Published in Andej-Këtej

Në Facebook çdo ditë, personazhe të ndryshme të jetës publike hedhin ndonjë foto apo ndonjë mendim. Disa nxiten prej ngjarjeve të politikës, disa prej aktualitetit, disa prej kronikës e plot të tjerë prej çështjeve psiko-sociale apo kulturore. Facebook-u është kthyer për portalet një nga furnizuesit kryesorë të rubrikës së opinioneve. Shumë prej statuseve të personaliteteve të sferave të ndryshme merren menjëherë prej gazetarëve të portaleve për t’i publikuar kush e kush më shpejt. Sot FlasShqip mori statusin e postuar në profilin e tij nga botuesi i FlasShqip.ca Taulant Dedja, një prej figurave të njohura të Partisë Socialiste në vitet 1994-2007. Ja çfarë shkruan Taulant Dedja sot më 07.05.2018:
"Problemet shqiptare
Në Shqipëri, opinionistët bëjnë filozofin dhe gjithologun, gazetarët bëjnë historianin, historianët bëjnë gazetarin, administratorët bëjnë akademikun, akademikët shkruajnë dhe flasin por nuk i lexon apo dëgjon askush, politikanët bëjnë biznesmenin, shkrimtarët bëjnë politikanin dhe ambasadorët policin, prokurorin dhe gjykatësin. Rolet janë ngatërruar keq e mos më keq e janë bërë lëmsh …
Populli ose emigron, ose paguan faturat, taksat dhe koston sociale ... Quo vadis Shqipëri?"