Disa dhe të tjerë …
- Published in Andej-Këtej
- Nga: Endrit Mullisi
Disa i lënë kujtimet përmes shkrimeve, të tjerë përmes impaktit personal që kanë patur në ndryshimin e të tjerëve.
Disa i vlerësojmë kur i kemi rrotull, të tjerë kur nuk i kemi më.
Disa do të donim të mos i kishim në jetën tonë, por negativiteti i tyre na ndihmon të vlerësojme sa të ngjashëm me ta jemi dhe nëse duam të jemi ndryshe.
Disa gabimisht i adhurojmë qofte dhe pa dashje dhe më pas i fajësojmë për rrëzimin tonë.
Disa na mashtrojnë dhe të tjerëve në i hedhim hi syve.
Disave duam t'i ngjajmë nga paraqitje dhe të tjerëve nga shpirti.
Disave u lakmojnë pasurinë dhe të tjerëve mirësinë.
Disave u mbajmë mend të këqijat të tjerëve u kujtojmë të mirat.
Disave ua mbajmë borxhet, të tjerëve ua falim lehtësisht.
Disa do i kemi bashkudhëtare në përjetësi, të tjerëve ndoshta do ua harrojmë emrat.
Për disa do derdhim lot gëzimi dhe për të tjerë lot të hidhur.
Disa do na tërheqin në rrugën e gabuar, por të tjerë do na ofrojnë rrugëdalje.
Disa do na ofrojnë ëmbëlsira helmuese dhe disa do na japin ilaçe të hidhura.
Disa i kemi familje gjaku pa asnjë mundim, të tjerë i ftojmë t'i kemi në familjen e shpirtit me plot sprova.
Disa...



