Andej-Këtej

Izraeli, demokracia ku dhe diplomatët hyjnë në grevë - Nga Enver Robelli

Enver Robelli - Zvicër

Ambasada e Izraelit në Bern është mbyllur për shkak se diplomatët i janë bashkuar grevës së përgjithshme kundër reformës së drejtësisë, të iniciuar nga kryeministri Benjamin Netanjahu.

Edhe Misioni Diplomatik i Izraelit në Gjenevë është mbyllur për shkak të grevës. Njoftime të ngjashme kanë lëshuar edhe ambasadat e Izraelit në Romë, Washington dhe gjetiu.

Tom Segev, njëri nga historianët më të famshëm të Izraelit, në intervistë me “Süddeutsche Zeitung” thotë se partitë prej të cilave varet qeveria janë “raciste dhe nacionaliste”, të cilat i kanë vënë vetes përpara një “detyrë pothuaj mesianike”.

Përkundër të gjitha problemeve e vështirësive, Izraeli mbetet demokracia e vetme në Lindjen e Afërt. Një demokraci ku edhe diplomatët hyjnë në grevë.

Çfarë guximi!

© Enver Robelli

Foto: Reuters/Ilan Rosenberg