Trashëgimi

Muzeu i Kosovës

Muzeu i Kosovës është themeluar në vitin 1949, ndërsa ndërtesa me arkitekturë austro-hungareze daton që nga viti 1885/6. Ajo ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës.

Muzeu i Kosovës përfshin një koleksion, me më shumë se 50 mijë eksponate të profileve të ndryshme, prej pavijonit të arkeologjisë, teknologjisë, historisë, natyrës, ento-kulturës, folklorit, trashëgimisë etj.

Aktualisht, muzeu është duke u angazhuar në rikthimin e 1200 objekteve/artefakteve të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të Kosovës, të marra nga Beogradi gjatë vitit 1998.

Muzeu i Kosovës ka katër departamente: Departamenti i Arkeologjisë, Departamenti i Etnologjisë, Departamenti i Historisë si dhe Departamenti i Natyrës. Ekspozitat janë të vendosura në tri ndërtesa: Ndërtesa kryesore, Muzeu Etnologjik apo Kompleksi “Emin Gjiku” dhe “Shtëpia e Pavarësisë”. Burimi:Kultplus

Tagged under Muzeu i Kosovës