In Memoriam Edith Durham - Nga Enver Robelli

Enver Robelli, Zvicër
Si sot, më 15 nëntor 1944, ndërroi jetë Mary Edith Durham (1863-1944), shkrimtare dhe publiciste angleze. Pas udhëtimeve në botën shqiptare ajo shkroi vepra tepër të rëndësishme mbi historinë, politikën dhe jetën sociale të shqiptarëve. Ajo ishte një grua e drejtë dhe e guximshme. Me shpirt human e me ndjenja fisnike, Edith Durham u angazhua për emancipimin dhe lirinë e shqiptarëve. Nga krerët e fiseve shqiptare u quajt «Mbretëresha e malësorëve». Më 1921 vizitoi Ballkanin për herë të fundit, por simpatia e saj për shqiptarët mbeti e përjetshme. Ishte themeluese e Anglo-Albanian Association dhe u përpoq që përmes letrave dërguar mediave britanike të zgjojë vëmendjen e opinionit botëror mbi çështjen shqiptare. Shtëpia e saj në Londër ishte vatër e miqve të shqiptarëve dhe mërgimtarëve shqiptarë. Këto janë veprat e saj: Cambridge Natural History (1899), Through the Lands of the Serb (1904), The burden of the Balkans (1905), High Albania (1909), The Struggle for Scutari (1914), Twenty Years of Balkan Tangle (1920), The Sarajevo Crime (1925), Some Tribal Origins, Laws and Customs of the Balkans (1928).
©Enver Robelli



