Trashëgimi

Në 90 vjetorin e Margarita Xhepës - Nga Saimir Kadiu

Saimir Kadiu

Një nga aktoret më të famshme të skenës dhe ekranit shqiptar, Margarita Xhepa, mbushi dje 90 vjeç.

Rreth 30 filma artistike dhe 150 role në teater përbëjnë CV e mrekullueshëm të saj.

Pa dyshim është dhe një nga artistet më të bukura të skenës shqiptare. Nuk e teproj kur them që Ofelia e Margaritës është me e bukur se Ofelia e Jean Simmons në filmin klasik Hamleti (krahas Lawrence Olivier në rolin e Hamletit).

Në qoftë se Spanja mburret me Sara Montiel, Greqia me Irena Papas apo Melina Merkurin, Egjipti me Faten Hamama apo Shadien, Rusia  me Tatjana Samoilovën apo Elina Bystritskaya, Meksika me Dolores del Rio apo Maria Felix, Franca me Brigitte Bardot apo Michele Morgan, bota gjermanike me Marlene Dietrich apo Maria Schell, Italia me Sophia Loren apo Xhina Lollobrigida, Suedia me Ingrid Bergman apo Anita Ekberg, pa përmendur Hollivudin me Liz Taylor, Ava Gardner, Rita Hayworth  apo Hedy Lamarr e shume te tjera…, Shqipëria duhet të mburret me Margarita Xhepën…

Sipas Dritero Agollit: “Margarita Xhepa meriton një monument, si vetë ajo. Nuk ka shqiptar të mos vlerësojë kontributin e Margarita Xhepës, në skenë dhe kinematografi. Është karriera e saj, talenti dhe bukuria, që e bënë të shndrijë në horizontin e artit shqiptar një yll, që do të ndriçojë gjithë kohën”.

Jetë të gjatë artistes tonë të madhe!

©Saimir Kadiu