At Fishta, Shën Gjergji i kombit - Nga Alfons Zeneli

Alfons Zeneli
Dje ka qënë datëlindja e At Gjergj Fishtës. Ai ka qënë gjithmonë i madh. E sa më shumë kalojnë vitet aq më i madh bëhet si diell në qiellin e zymtë të Shqipërisë. Por megjithatë asnjë zyrtar, qeveritar, deputet apo politikan sidomos i së Majtës nuk kujtohet.
Normalisht do të duhej të kishte kujtesë zyrtare për këtë erudit që i shërbeu kombit si antikorp ndaj së ligës së sllavizmit por dhe Perëndimit të molepsur. Mirëpo për të Majtën ai është ende një prift malok, agjent i Vatikanit që minon vëllazërinë me serbët.
Për turmat e paditura nostalgjike ai figuron thjesht armik. Se trutë e turmave nuk duan arsye. Ndaj dhe nuk do trajtoj asnjë meritë të tij në letërsi, folklor, shkencë dhe politikë.
Ju rekomandoj të lexoni fjalimin e tij në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919 dhehe pastaj mund të mendoheni mirë para se ta përdorni fjalën "gjeni" në vend të "mirmëngjes".
©Alfons Zeneli



