Kanada

Ontario – Ja rezultati zyrtar i zgjedhjeve

  • Published in Kanada

Zgjedhjet e 7 qershorit 2018, me njё pjesmarrje prej 58%, sollёn njё pёrmbysje totale nё skenёn politike tё Ontarios. Doug Ford do tё jetё tashmё kryeministri i ardhshёm i provincёs dhe do tё investohet para legjislativit si drejtues i njё qeverie mazhoritare konservatore nё datёn 29 qershor.

Liberalёt u larguan nga pushteti pas nje dominimi 15 vjeçar dhe madje humbёn edhe statusin e partisё zyrtare pёr shkak se nuk arritёn tё marrin numrin minimal tё kёrkuar prej 8 deputetesh. Kathleen Wynne, shefja e tyre, e rizgjedhur me shumё vёshtirёsi nё zonёn e saj elektorale, deklaroi dorёheqjen menjёherё pas daljes sё rezultatateve.

Ndёrkohё, Andrea Horwath e Neo-Demokratёve do jetё drejtuesja e re e opozitёs zyrtare nё Parlamentin e Ontarios, ndёrsa pёr herё tё parё aty do jetё i pranishёm edhe njё deputet nga Partia e Gjelbёr, kreu i saj Mike Schreiner.

Ja dhe rezultatet pёrfundimtare pёr 4 partitё kryesore:

 

Partia Progresiste Konservatore e Ontarios: 40,1% dhe 76 deputetё;

Partia Neo-Demokrate e Ontarios: 33% dhe 40 deputetё;

Partia Liberale e Ontarios: 20,1% dhe 7 deputetё;

Partia e Gjelbёr e Ontarios: 4,6% dhe 1 deputet;

@FlasShqip.ca