Kanada

Leonard Cohen, frymëzim për Festivalin Mural në Montreal

  • Published in Kanada

Kevin Ledo, piktori i këngëtarit dhe i kompozitorit të Montreal, Leonard Cohen, njihet për pikturën në anën e ndërtesës “Cooper” në bulevardin St-Laurent. Ai e realizoi veprën e tij gjatë edicionit të vitit të kaluar, duke krijuar lëvizje mediatike dhe sociale në mbarë botën.

"Unë mendoj se kishte një ndikim të madh," tha Pierre-Alain Benoit, menaxher i përgjithshëm i Festivalit Mural, - Ishte e rëndësishme për ne të bëjmë një homazh ndaj Cohen disa muaj pas vdekjes së tij, veçanërisht për shkak të vendndodhjes dhe lagjes ku jetojmë. Ne jemi pjesë e komunitetit ku Cohen jetonte kur ai vinte në Montreal. Mendoj se kjo nuk kishte vetëm një ndikim të madh në komunitetin lokal por edhe një ndikim të madh për famën e festivalit. Vitin e kaluar ka pasur shumë jehonë rreth kësaj, edhe ndërkombëtarisht. Kjo ishte ngjarja e shënuar në festivalin e vitin të kaluar.”

Edicioni i sivjetshëm i Festivalit Mural nisi të enjten dhe vazhdon deri më 17 qershor. Pjesa më e madhe e aktivitetit zhvillohet midis bulevardit St-Laurent, rrugës Sherbrooke dhe sheshit Mont-Royal. Artistë muralë nga e gjithë bota kanë mbërritur në Montreal për të krijuar vepra arti duke bashkëpunuar edhe me artistë vendas. Prezent është edhe një artist multidisiplinor nga Nju Jorku, Kate Raudenbush, i cili do të krijojë një instalacion skulpturor me shkëlqim në “Parc du Portugal”.

Burimi: Montreal Gazette

Përgatiti: Albanian Montreal Press

Tagged under Montreal Leonard Cohen