Kanada

Mark Carney: Globalisti i rrezikshëm për Kanadanë - Nga Nathalie Elgrably

  • Published in Kanada
Nga: Nathalie Elgrably - Journal de Montreal

Përpara se të votoni “sipas sondazheve”, mendohuni mirë!

Kanadezët do të votojnë më 28 prill. Por këto zgjedhje nuk janë të zakonshme. Nuk bëhet fjalë thjesht për të zgjedhur një qeveri që ndryshon vetëm në disa nuanca nga partitë e tjera. Kësaj here, duhet zgjedhur mes dy vizioneve radikalisht të kundërta për botën.

Vizioni i Carney

Carney është një nga arkitektët e programit të Forumit Ekonomik Botëror, këtij rendi globalist ku burokratë të paemëruar nga populli u diktojnë kombeve prioritetet e tyre ekonomike, sociale dhe mjedisore.

"Mesia" Carney është një nga ata që udhëtojnë drejt Davosit, shpesh me avion privat, për të hartuar politika që detyrojnë popullin të ngasë biçikletën, të hajë insekte dhe të bëjë dush me ujë të ftohtë.

Gjithashtu, ai ka qenë këshilltar i Trudeau për disa vite. A po vuani pasojat e katastrofës ekonomike që na ka goditur? Atëherë dijeni që për këtë duhet të falënderoni Carney-n!

Carney është gjithashtu një ideolog i mjedisit, i cili ëndërron t’u imponojë kanadezëve një dekarbonizim radikal dhe fantazon për një ristrukturim të sistemit financiar që do t’u jepte bankave fuqinë për të shkatërruar industri të caktuara.

Pas maskës së një bankieri të respektuar, Carney nuk është gjë tjetër veçse një teknokrat i zakonshëm, i mbushur me dogma të rrezikshme që kërcënojnë prosperitetin tonë, sovranitetin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Vizioni i Poilievre

Poilievre nuk është i përsosur, por nuk është një vegël e padronëve të Davosit. Ai është një politikan intelektualisht i pavarur, i lidhur me realitetet e përditshme të kanadezëve. Ai mbështet një shtet më të reduktuar, taksa më të ulëta dhe një ekonomi që u shërben qytetarëve më pare sesa institucioneve ndërkombëtare.

Ndërsa Carney dëshiron ta bëjë Kanadanë një shtet vasal të globalistëve, Poilievre i jep përparësi sovranitetit ekonomik.

Këto zgjedhje janë një zgjedhje mes një Kanadaje të nënshtruar ndaj elitave globaliste dhe një Kanadaje të pavarur; mes një vendi të mbytur nga politika anti-zhvillim, apo një vendi që përparëson prosperitetin dhe lirinë e qytetarëve të tij.

Përpara se të votoni “sipas sondazheve”, mendohuni mirë!

Burimi : Journal de Montreal

Foto: The Hill Times/Andrew Meade; Saskatchewan Proud