Mark Carney, një globalist dhe teknokrat i Davosit - Nga Nathalie Elgrably
- Published in Kanada
- Nga: Nathalie Elgrably - Journal de Montreal

“Më thuaj me kë rri, të të them cili je”.
Ndërkohë që kanadezëve do t’u duhet së shpejti të zgjedhin një kryeministër, kjo fjalë e urtë popullore e qëmotshme mund t’i ndihmojë për të kuptuar më mirë kandidatët.
Meqë deri vonë Mark Carney ka qenë plotësisht i panjohur për publikun, më duket e arsyeshme të dimë ç’mjedise ka frekuentuar para se t’i besojmë të ardhmen tonë.
WEF (World Economic Forum)
Rezulton se Mark Carney prej kohësh graviton rreth Forumit Ekonomik Botëror (WEF), organizata ku Klaus Schwab dhe elitat e vetëshpallura imagjinojnë si të rindërtojnë jetët tona sipas një vizioni teknokratik dhe të njëtrajtshëm.
Ndër ambiciet e shumta të WEF, përfshihet popullarizimi i konsumit të insekteve si zëvendësues për mishin, si dhe promovimi i mishit të laboratorit si alternativë ndaj blegtorisë tradicionale.
Ai gjithashtu mbështet konceptin e “qyteteve 15-minutëshe”, i cili, për të reduktuar ndikimin e karbonit, favorizon kufizimin e lëvizshmërisë dhe kërcënon stilin e jetesës në zonat rurale apo periferike.
WEF ka hedhur gjithashtu idenë për t’i dhënë çdo individi një identitet digjital, duke lidhur të dhënat personale, shëndetin, financat dhe sjelljet me një sistem të globalizuar dhe për t’i hapur kështu rrugën një mbikëqyrjeje totale. Ky forum nuk e fsheh as përçmimin ndaj zgjedhjeve individuale, duke preferuar një botë ku elitat vendosin për shumicën dhe ku sovraniteti kombëtar zbehet në favor të një qeverisjeje globale.
Mark Carney ka qenë një figurë kyçe në programet dhe vizionet globaliste të WEF. Dhe, për shkak të përkushtimit të tij ndaj dogmave më të rrepta klimatike, përfshirë karbo-neutralitetin, Kombet e Bashkuara e emëruan atë si i Dërguar i Posaçëm për Financimin e Veprimit Klimatik.
Teknokrat globalist
“Më thuaj me kë rri, të të them cili je...”
Gjithçka provon se Mark Carney është një globalist dhe teknokrat i Davosit.
Por njeriu nuk mund t’u shërbejë dy zotërinjve. Dhe kushdo që u shërben interesave të një elite të shkëputur nga realiteti, nuk mund të mbrojë interesat e qytetarëve të zakonshëm.
Ia vlen të reflektojmë para se të votojmë!
Burimi: Journal de Montreal
Foto: REUTERS/Denis Balibouse












