Buxheti që propozon Carney, një karastrofë për të rinjtë - Nga Pierre-Hugues Boisvenu
- Published in Kanada

*Autori ka qenë përfaqësues i Kebek në Senatin e Kanadasë në vitet 2010-2024.
Multimilioneri Mark Carney paraqiti të shtunën (19.04.) në mëngjes planin e tij financiare për pesë vitet e ardhshme, në rast se zgjidhet kryeministër. Ky plan u kritikua ashpër nga Bloomberg, një nga grupet më të njohura ndërkombëtare në fushën e informacionit financiar dhe ekonomik, i specializuar për profesionistët e tregjeve.
Pikat kryesore të planit të Carney:
-Shtesë prej 220 miliardë dollarësh në borxhin kombëtar;
-Rritje prej 500 miliardë dollarësh në shpenzimet e ashtuquajtura “investime”, të cilat do ta rëndojnë më tej borxhin publik;
-Borxhi kombëtar i parashikuar në fund të mandatit të Carney do të arrijë në 2000 miliardë dollarë, krahasuar me 500 miliardë në vitin 2015;
-Interesat vjetore të borxhit pritet të jenë ndërmjet 80 dhe 100 miliardë dollarë;
-Borxhi total në fund të mandatit mund të arrijë në afro 75% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Carney, në një qasje të ngjashme me atë të kryeministrit aktual Justin Trudeau, premton se deficiti buxhetor do të balancohet “vetvetiu” me kalimin e kohës.
Mirëpo, pasojat për familjet kanadeze, fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre, do të jenë të ndjeshme. Brenda pesë vitesh, ata rrezikojnë të jenë më të varfër, ndërsa barra fiskale do të bëhet më e rëndë për brezat që vijnë. Në mungesë të disiplinës buxhetore që tani, kohezioni social do të tkurret ndjeshëm në vitet në vijim.
Në thelb, buxheti i propozuar nga Carney shihet është një marrëzi, e dizajnuar për të mbajtur liberalët në pushtet - një strategji e ndjekur tashmë nga Trudeau në tre ciklet e fundit zgjedhore. Ndërsa miqtë politikë mund të përfitojnë, qytetarët e zakonshëm do të përballen me kosto gjithnjë e më të rënda.
Vetëm një qeveri konservatore e udhëhequr nga Pierre Poilievre mund të vendosë rregull në financat publike në Ottawa dhe të rikthejë shpresën për një të ardhme më të mirë, veçanërisht për të rinjtë.
Prandaj, të rinj, dilni dhe votoni! E ardhmja është në duart tuaja!
Burimi: Profili Facebook i autorit
Foto: Adrian Wyld/The Canadian Press