“Bosi i mirë” Mark Carney - Nga Mathieu Bock-Côté
- Published in Kanada
 
 - Nga: Mathieu Bock-Côté - Journal de Montreal

Rrethanat e ardhjes së Mark Carney-t në krye të qeverisë kanadeze janë tashmë të njohura. Ai përfitoi nga klima e pasigurisë që krijoi Donald Trump dhe e shndërroi fushatën e fundit të zgjedhjeve federale në një lloj referendumi për të ardhmen e Kanadasë.
Por diçka më thelbësore ka ndodhur që atëherë.
Teksa lexoja të premten (27.06) rezultatet e një sondazhi që tregonin se kebekasit për momentin e mbështesin gjerësisht Mark Carney-n në Ottawa, nuk mund të mos pyesja veten: mos jemi duke luajtur në një skeç të shkrimtarit dhe humoristit Yvon Deschamps?
Sindroma e kolonizimit
Duket se gjashtë muajt e fundit kanë nxjerrë në sipërfaqe atë sindromën e vjetër të të qenit të kolonizuar që e kanë shumë kebekas, ndjenjën e mungesës së besimit në vetvete, të kompleksit se ndoshta nuk jemi të denjë për ta marrë vetë në dorë fatin tonë.
Ta themi troç: kebekasit duken sikur duan një Bos, një Bos të mirë, dhe për më tepër, një Bos të mirë anglez, që t’u thotë nga kryeqyteti federal se çfarë mund të bëjnë dhe çfarë nuk duhet të bëjnë.
Dhe kjo përkon mirë me profilin e Mark Carney-t, i cili mishëron ndjenjën e epërsisë tipike anglosaksone, ajo ndjenjë që e ka shtyrë Perandorinë Britanike, përgjatë historisë, të besojë se ishte e destinuar të sundojë popujt e tjerë të Botës.
Këtë mund ta quajmë anglosupremacizëm. Irlandezët e kanë vuajtur, kebekasit po e po dhe po ashtu edhe shumë popuj të tjerë.
Anglezët, për të sunduar, gjithmonë kanë përdorur të njëjtën metodë: pas pushtimit, ata blejnë elitën e popullit të mundur përmes ofrimit të pushtetit dhe privilegjeve, mbështetjes financiare apo dhe kërcënimeve.
Kjo elitë nënshkruan një pakt faustian: privilegjet e saj varen nga aftësia për t’i bindur njerëzit të pranojnë nënshtrimin e tyre, madje duke i bërë ata të besojnë se nuk janë fare të nënshtruar.
Por entuziazmi aktual për Carney-n, nga këndvështrimi kebekas, mund të jetë i rrezikshëm.
Rreziku i asimilimit
Imigracioni masiv po sjell ndryshime të mëdha në përbërjen kulturore dhe gjuhësore të qyteteve si Montreal, Laval apo periferitë e tyre, po na islamizon, po na çon drejt shpërbërjes kolektive.
Centralizimi federal do ta dëmtojë ekonominë tonë.
Në këtë kontekst Karneizmi nuk është thjesht një drejtim politik, ai është një faktor përshpejtues i asimilimit të identitetit kebekas brenda Kanadasë.
Burimi: Journal de Montréal
Foto: Dave Chan/AFP via Getty Images
 
     
 Ndue Dedaj
 Ndue Dedaj










