Ontario - Ford betohet si kryeministër dhe prezanton qeverinë e re
- Published in Kanada
Kryeministri i ri konservator Doug Ford ka bërë dje zyrtarisht betimin para Parlamentit duke i dhënë kësisoj fund mbretërimit 15 vjeçar të liberalëve në provincën e Ontarios. Bashkë me të u betuan edhe 20 ministrat e rinj, nga të cilët 13 janë meshkuj dhe 7 femra.
Një ceremoni e vecantë sipas stilit amerikan, u zhvillua më pas në sheshin para godinës së legjislativit në Queen’s Park, Toronto.

Ja dhe lista e anëtarëve të kabinetit Ford:
Zëvëndëskryeministre dhe ministre e shendetësisë: Christine Elliott, ish-rivale e Doug Ford për kreun e partisë, me eksperiencë më shumë se një dekadë si deputete;
Financat: Vic Fedeli, kryetari par interim i konservatorëve para zgjedhjes së Ford;
Arsimi: Lisa Thompson, deputetet nga 2011 dhe ish-kryetare e grupit parlamentar konservator;
Prokurore e përgjithshme dhe ministre e ngarkuar për frankofonine: Caroline Mulroney, avokate dhe ish-rivale e Ford për kreun e partisë, njëherazi vajza e ish-kryeministrit kanadez, Brian Mulroney;
Këshilli i thesarit: Peter Bethenfalvy, ish-bankier;
Bujqësia: Ernie Hardeman, ish-zëdhënës i konservatorëve për bujqësinë;
Energjia, Zhvillimi i Veriut dhe Minierat, Çështjet autoktone: Greg Rickford, ish-ministër i Burimeve natyrore në qeverinë federale të Stephen Harper;
Ambienti: Rod Phillips, ish-president i Kompanisë shtetërore të lojrave dhe llotarive;
Transporti: John Yakabuski, deputet prej 15 vjetësh;
Qeverisja lokale dhe Strehimi: Steve Clark, ish-kryetar i Bashkisë Brockville;
Infrastruktura: Monte McNaughton, ish-zëdhënës për zhvillimin ekonomik dhe deputet i të djathtës religjioze;
Shërbimi ndaj të moshuarve: Raymond Cho, ish-këshilltar i Bashkisë Toronto;
Formimi professional, Kolegjet dhe Universitetet: Merrilee Fullerton, mjeke familje;
Turizmi, Kultura dhe Sporti: Sylvia Jones, ish-zëdhënëse për infrastrukturën dhe transportet;
Shërbimi ndaj fëmijëve dhe Shërbimet sociale: Lisa MacLeod, deputete prej më shumë se një dekade;
Ministre e Punës: Laurie Scott, ish-zëdhënëse në fushën e sigurisë dhe deputete prej shumë vitesh;
Shërbimet qeveritare dhe ndaj konsumatorëve: Todd Smith, ish-zëdhënës në fushën e energjisë;
Siguria dhe shërbimi penitenciar: Michael Tibollo, avokat;
Burimet natyrore dhe Pyjet: Jeff Yurek, ish-zëdhënës në fushën e inovacionit;
Zhvillimi ekonomik dhe Tregëtia: Jim Wilson, deputet nga viti 1990 dhe ish-ministër në qeveritë e Mike Harris dhe Ernie Eves.
Burimi: Radio-Canada












