Kanada

Toronto - Ceremoni zyrtare në Queen’s Park për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

  • Published in Kanada

11-vjetori i Pavarësisë së Kosovës do të mbledhë shqiptarët e Kanadasë në Queen’s Park, Toronto, sheshin përpara Parlamentit provincial, më 17 shkurt, ora 11 paradite.

Aty, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto, së bashku me shoqatat shqiptare që veprojnë në Ontario do të organizojnë ceremoninë e ngritjes së flamurit të Republikës së Kosovës. 

Konsulli i Përgjithshëm Donat Syla, i cili do të mbajë dhe fjalën përshëndetëse, i ka ftuar sot të gjithë bashkëatdhetarët që t’u bashkohen festimeve, ku përveç ceremonisë zyrtare është përgatitur edhe një program i pasur kulturor. Në program spikat prezenca e grupit të valleve “Fluturat” i Shoqatës Shqiptare Hamilton. Do të interpretohen gjithashtu këngë popullore e do të serviren ushqime tradicionale shqiptare.

Në ceremoni pritet edhe pjesëmarrja e disa politikanëve të nivelit provincial si dhe e shumë diplomatëve nga shtete të ndryshme të akredituar në Toronto.

@Flasshqip.ca