Kanada

Thirrje e Ambasadores Kanadeze Alexandra Bugailiskis, drejtuar kanadezëve që përkohësisht ndodhen në Shqipëri: Regjistrohuni!

  • Published in Kanada

Më në fund, në situatën kritike shkaktuar nga Covid-19, ka ardhur edhe një mesazh publikuar në rrjetin social Twitter prej Ambasadores Kanadeze që mbulon Shqipërinë nga Roma, Alexandra Bugailiskis, drejtuar shtetasve kanadezë (shumica me origjinë shqiptare) të cilët aktualisht ndodhen në Shqiperi dhe që duhet patjetër të regjistrohen në këtë Link-un https://travel.gc.ca/travelling/registration. Le të shpresojmë dhe të lutemi që edhe atyre do t'u vijë radha shpejt të evakuohen e të bashkohen me familjet këtu në Kanada!

Sipas informacioneve të konfirmuara që disponon Flasshqip, lidhur me këtë çështje delikate dhe shumë të ndjeshme, prej disa ditësh është angazhuar maksimalisht me kontakte pranë qeverisë kanadeze edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ottawa, Ermal Muça sëbashku me stafin e tij.

©Flasshqip.ca