Covid-19/Doug Ford: Kush abuzon me çmimet, gjobë deri 100 mijë $ ose rrezikon deri 1 vit burg
- Published in Kanada
Toronto - “Të shesësh me çmim të lartë produktet për të cilat kërkesa është rritur shumë, qysh nga fillimi i pandemisë, konsiderohet një aktivitet i neveritshëm dhe do të ndëshkohet rreptësisht”. Kështu ka deklaruar të shtunën, kryeministri i Ontarios, Doug Ford gjatë një komunikimi me shtypin.
Nëqoftëse shisni maska, doreza, medikamente kundër rrufës, dezinfektues apo higjenizues duarsh dhe ju e rrisni çmimin normal duke e shumëfishuar 5 apo 7 herë më shumë, bëni kujdes. Ford nuk i ka kursyer fjalët ndaj atyre që duan të përfitojnë gjatë pandemisë, duke deklaruar që sanksionet ndaj këtij aktiviteteti të paparanueshëm janë forcuar në mënyrë të konsiderueshme.
Sipas ligjeve të reja në fuqi, për një aktivitet të tilla spekulativ, mund të dënohesh me gjobë deri në 100 mijë dollarë ose burgim deri në një vit.
Mësohet se pronari i një ndërmarrjeje rrezikon të dënohet, po kështu edhe një kompani tjetër që ka vënë tarifa abuzive mund të marrë gjobë deri në 10 milion dollarë.
Kryeministri i kërkoi publikut të raportojë çdo shkelës ligji.
“Ju lutem, bëri thirrje ai, i shkruani menjëherë institucionit të mbrojtjes së konsumatorit në website ose telefononi në 1-800-889-9768 numër i cili do të jetë aktiv prej ditës së hënë, 30 mars”.
Ka qenë ky një reagim i menjëhershëm i Ford pas komenteve të publikuara të enjten, lidhur me praktikat abuzive të konstatuara në disa supermarkete të metropolit.
Burimi: Radio Canada












