Kanada

Numërimi me dorë i votave në shtetin e Georgia-s konfirmon fitues Joe Biden

  • Published in Kanada

Sekretari i Shtetit i Georgia-s, Republikani Brad Raffensperger sapo ka njoftuar se procesi manual i verifikimit ka konfirmuar fitoren e Joe Biden. Presidenti i zgjedhur, pra, merr 306 votues, kundrejt 232 për Presidentin Donald Trump, sipas burimeve të cilat u referohet Radio-Canada.

Ne shtetin e Georgia-s që ka 16 votues të mëdhenj, Joe Biden mori 12,284 vota më shumë se Presidenti Donald Trump.

Verifikimi, megjithatë, e zvogëloi pak hendekun midis dy kandidatëve me vetëm 1,100 vota, një situatë që autoritetet Republikane ia atribuan gabimeve dhe jo veprimeve të qëllimshme.

Sipas rezultateve përfundimtare, Joe Biden përfundoi me 2,475,141 vota dhe Trump me 2,462,857.

Auditi manual, që zhvillohej për here të pare në rang shteti në Georgia, sipas Republikanit Brad Raffensperger që mban postin e Sekretarit të Shtetit, “konfirmoi që sistemi i numërimit dhe raportimit ka funsionuar me korrektësi.  

Hera e fundit para këtyre zgjedhjeve që Georgia pat votuar për një kandidat democrat ka qenë viti 1992, kur president i USA u zgjodh Bill Clinton.

Joe Biden, nga ana e tij ka denoncuar atë që ai e cilësoi si “papërgjegjshmërinë e pabesueshme të presidentit, i cili refuzon të njohë rezultatet e zgjedhjeve dhe bllokon procesin e tranzicionit, ndërkohë që pandemia vazhdon të vrasë mijëra amerikanë”.

Sipas Biden, ky qëndrim “i transmeton pjesës tjetër të botës mesazhe tepër të dëmshme për mënyrën se si funksionon demokracia amerikane dhe do bëjë që Donald Trump të kujtohet si njër presidentët më të papërgjegjshëm në historinë e USA”. Kjo deklaratë e Joe Biden u bë sot gjatë një konference shtypi të mbajtur pas një takimi virtual me disa guvernatorë nga të dy partitë, ajo Republikane dhe Demokrate.

Burimi: Radio Canada

https://ici.radio-canada.ca/nouvelle/1750912/georgie-biden-victoire-conspiration-trump-giuliani-michigan