Kanada

Gjykatësi i Pensilvanisë Mathew Brann hedh poshtë akuzat për mashtrim elektoral

  • Published in Kanada

Radio Canada, në lajm të publikuar rreth ores 22:00 të mbrëmjes së sotme dhe që i referohet Agjencisë France Press, ka njoftuar që një gjykatës në shtetin Pensilvania të SHBA hodhi poshtë sot me forcë akuzat për mashtrim elektoral të bëra nga Presidenti në largim Donald Trump, i cili ende mohon humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale.

Vendimi i këtij magjistrati i cili quhet Mathew Brann - gjykimi i të cilit është i ashpër - hap rrugën për çertifikimin e fitores së demokratit Joe Biden në Pensilvani, gjë që pritet të ndodhë të hënën.

Ndërsa koha për nominimin e Biden më 20 janar po afrohet, ekipi i Trump ka punuar për të parandaluar shtetet më të diskutueshme të zyrtarizojnë rezultatet e zgjedhjeve, përveç ankimimeve të tij të shumta ligjore që deri tani kanë dështuar.

Çertifikimi i rezultateve nga shtetet zakonisht bëhet pas çdo zgjedhjeje presidenciale, por refuzimi i Trump për të pranuar humbjen po e ndërlikon procesin.

Gjykatësi Matthew Brann shkroi në gjykimin e tij se ekipi i Trump paraqiti argumente të pabazuara ligjore dhe akuza hipotetike në ankesën në lidhje me votimin postar në Pensilvani. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo nuk mund të justifikojë heqjen e së drejtës për të votuar të një votuesi të vetëm, e lëre më të gjithë votuesve të shtetit të gjashtë më të populluar në vend, shkruan magjistrati, duke shtuar: Populli ynë, ligjet dhe institucionet tona kërkojnë më shumë se kaq.

Në shkallë kombëtare, Joe Biden fitoi gati 80 milion vota në zgjedhjet e 3 Nëntorit, krahasuar me pak më pak se 74 milion për miliarderin Republikan. Por presidenca konfirmohet përmes një sistemi zgjedhësish të alokuar në secilin shtet. Një nga një, shtetet kryesore që janë zhvendosur në anën demokrate duhet të konfirmojnë rezultatet e tyre.

Ky gjykim në Pensilvani erdhi disa orë pas kërkesës së bërë nga përfaqësuesit e Komitetit Kombëtar Republikan dhe partisë së Trump në Michigan për të vonuar çertifikimin e votës në atë shtet të fituar gjithashtu nga Biden me 155,000 vota diferencë. Republikanët kërkuan një shtyrje dy javore dhe një kontroll të rezultateve zgjedhore në Qarkun Wayne, kryeqyteti i të cilit është Detroit.

Të premten, Donald Trump kishte priti ndërkohë zyrtarë lokalë të zgjedhur nga Michigan, një shtet kyç që ai e fitoi në 2016 kundër Hillary Clinton dhe që ai e humbi këtë vit përballë Joe Biden. Bob Bauer, avokat i ekipit të Biden, e denoncoi veprimin e Trump po të premten, si një përpjekje e qëllimshme për të intimiduar zyrtarët e zgjedhjeve.

Burimi: Radio Canada

https://ici.radio-canada.ca/nouvelle/1751503/donald-trump-pennsylvanie-fraude-electorale-rejet-accusations