Kanada

Joe Biden merr dritën jeshile për të filluar tranzicionin drejt Shtëpisë së Bardhë

  • Published in Kanada

Sipas Radio Canada, Presidenti i zgjedhur Joe Biden mori sot miratimin e drejtoreshës së Agjencisë Federale të SHBA që autorizon tranzicionin qeveritar. Pa pranuar humbjen e tij, Presidenti në largim Donald Trump njoftoi në Twitter se ai e rekomandoi agjencinë dhe ekipin e saj të punonin në këtë drejtim.

Në një letër drejtuar Joe Biden, drejtoresha e Administratës së Shërbimit të Përgjithshëm (GSA) Emily Murphy, e shpjegoi vendimin duke iu referuar zhvillimeve të fundit në lidhje me çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe pohoi që e mori vendimin e saj në mënyrë të pavarur, bazuar në ligj dhe faktet në dispozicion.

Pak para se të dërgohej letra, Komiteti i Vlerësimit të Rezultateve të Shtetit Miçigan miratoi konfirmimin e rezultateve të zgjedhjeve të 3 Nëntorit, pas shtetit Georgia, që vlerësoi rezultatet e zgjedhjeve javën e kaluar.

Vendimi i zonjës Murphy për të nënshkruar dokumentet e nevojshme do të lejojë Joe Biden dhe ekipin e tij të marrin fondet e nevojshme për procesin e tranzicionit dhe të lidhen me zyrtarë nga departamente dhe agjenci të ndryshme qeveritare.

Askush në Administratën Federale - as ata që punojnë në Shtëpinë e Bardhë dhe as në GSA - nuk ushtruan presion direkt ose indirekt për të ndikuar në përmbajtjen ose kohën e vendimit tim, siguroi ajo, pasi ishte kritikuar për refuzimin e fillimit të procesit. Menjëherë pasi media raportoi këto zhvillime të fundit, Presidenti Trump shkroi në Twitter se ai vetë e kishte mbështetur vendimin.

"Unë rekomandoj që Emily dhe ekipi i saj të bëjnë atë që duhet bërë në lidhje me protokollet fillestare dhe unë i kam thënë ekipit tim të bëjë të njëjtën gjë."

Donald Trump

PHOTO CREDIT: AFP VIA GETTY IMAGES/BRENDAN SMIALOWSKI

Burimi Radio Canada:

https://ici.radio-canada.ca/nouvelle/1751877/donald-trump-transition-joe-biden-maison-blanche