Kanada

Gjykata e Lartë e SHBA hedh poshtë apelimin e Teksasit mbështetur nga Trump

  • Published in Kanada

Siç raporton Agjencia France-Presse, të cilës i është referuar dhe Radio-Canada, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara i ka dhënë sot një leksion tjetër presidentit në detyrë Donald Trump, duke refuzuar të marrë në shqyrtim apelimin e formuluar nga autoritetet e shtetit Teksas, apelim që synonte përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të 3 Nëntorit ku fitues doli demokrati Joe Biden.

Unanimisht të nëntë anëtarët e institucionit më të lartë gjyqësor amerikan, përfshirë edhe tre të emëruarit nga vetë Trump, kanë vlerësuar se Teksas nuk ka të drejtë të ndërhyjë në organizimin e zgjedhjeve në shtetet e tjera. Nga ana e tij, Donald Trump, i cili ende nuk e pranon humbjen, e kishte konsideruar këtë dosje shumë solide duke ndërhyrë edhe personalisht në procedurë.