Kanada

Ja cilat janë udhëtimet e lejuara gjatë ndalim-qarkullimit në Provincën e Québec

  • Published in Kanada

Siç është njoftuar, nga sot në mbrëmje, 9 Janar 2021 e deri më 8 Shkurt 2021, me urdhër të kryeministrit François Légault, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga Covid-19 dhe numrit të tyre nëpër spitale, ndalohet qarkullimi në rrugët e territorit të provinces së Québec nga ora 20:00 në mbremje deri në ora 05:00 në mëngjes. “Kam nevojë për ju të gjithë” është shprehur në profilin e tij në Facebook z. Legault sipas të cilit kjo masë u mor “për të penguar, grumbullimet qoftë edhe më minimale”.

Ja cilat do të jenë përjashtimet nga ky rregull për shkeljen e të cilit gjoba mund të shkojë deri në 6,000 dollarë:

-Persona që kthehen nga vendi i punës ose ushtrimi i një aktiviteti profesional, si dhe që kryejnë udhëtime pune që nuk mund të shtyhen;

-Persona që udhëtojnë drejt institucioneve të arsimit ose trajnimit të të rriturve;

-Persona që kryejnë transportin e mallrave apo që sigurojnë transportin e mallrave tranzit në Québec;

-Persona që u nevojiten shërbime për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, ose për të siguruar një kujdes ose shërbime të tilla për një person që i nevojiten ato;

-Persona që udhëtojnë për qëllime humanitare;

-Persona që duhet të udhëtojnë për të respektuar një urdhër të përfshirë në një vendim të dhënë nga një gjykatë, ose për të lejuar ushtrimin e kujdestarisë ose të drejtat e prindërve për akses te fëmijët të përfshira në një marrëveshje;

-Persona që udhëtojnë për t'iu përgjigjur një thirrje gjyqësore ose administrative;

-Persona që kryejnë transferta ose tranzite në (ose nga) stacione ose aeroporte gjatë udhëtimeve në distanca të gjata;

-Persona që udhëtojnë për të siguruar mallra thelbësore në rrethana që nuk mund të shtyhen për më vonë;

-Persona që lëvizin brenda një rreze maksimale prej një kilometri rreth shtëpisë për nevojat e kafshëve shtëpiake.

Burimi: Radio Canada