Kanada

Gjendje emergjence në Ontario - Nga Fazli Mazreku

  • Published in Kanada

Fazli Mazreku - London ON

Kryeministri i Ontarios ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në provincë për shkak të përkeqësimit të gjendjes me përhapjen në masë të pandemisë dhe paraqitjes së rasteve të para të variantit anglez të COVID-19.

Masat e reja të emërtuara “Rri në shtëpi” fillojnë nga dita e enjte dhe do të zgjasin deri në fund të muajit Shkurt. Masat mund të zbuten, apo të ashpersohen, varësisisht nga numri i të infektuarve dhe të vdekurve në ditët e ardhshme.

Doug Ford duke iu drejtuar opinionit me një ton të dramatik, theksoi se janë duke “ardhur ditë të errëta e do të kete ujra të turbullta në ditët në vijim” dhe për këtë arsye, kërkoi që të dilet jashtë shtëpisë vetëm për nevoja të domosdoshme si për blerjen e ushqimeve apo për vizita mjeksore.

Për hapjen e shkollave do të vendoset më 20 Janar, ndërsa për Toronton dhe disa zona të tjera shkollat do hapen më 10 Shkurt.

Në vazhdën e përforcimit të masave dhe përgjegjësive, ka patur dhe ndryshime drejtuese në nivel provincial, ku është kërkuar dorëheqja e ministrit të Financave të Ontarios dhe disa zyrtarëve të kujdesit shëndetësor publik. Ministri i Financave kishte planifikuar ta kalonte vitin e ri në Karaibe në kohë pandemie dhe për këtë u shkarkua nga detyra. Edhe në London ka patur shkarkime të zyrtareve të larte të shendetit publik për mungesë efikasiteti në punë në këto ditë të vështira.

Në të njëjtën linjë, me synim rritjen e efikasitetit të masave anti-Covid, edhe qeveria federale diten e djeshme ka bërë riformatimin e kabinetit qeveritar. Kryeministri kanadez në mbledhjen virtuale të kabinetit ka njoftuar lirime dhe emërime të ministrave, duke perfshire edhe ministrin e Jashtëm. Burime të ndryshme informimi njoftuan se kryemistri Trudeau nuk ka qenë i kënaqur me punën e disa ministrave në koordinimn e aktiviteteve në nivel vendi me qeveritë e provincave dhe territoreve, si dhe për sa i takon vonesave në furnizimit me vaksinen kundër Covid-19.

Këto lëvizje të qeverisë mendohet të jenë edhe një paralajmerim për zgjedhje të reja në vjeshtën e ardhshme, nëse ka përmiresime të gjendjes me pandeminë, sepse zërat kritikë të opozitës apo provincave për punë jo efikase të qeverisë aktuale federale kanë nisur të dëgjohen gjithnjë e më tepër.

Duke u kthyer sërisht te gjendja e emergjencës së deklaruar nga kryeministri Doug Ford, mendoj që komuniteti shqiptaro-kanadez në London të Ontarios dhe në gjithë provincën duhet t’i marrë seriozisht këto masa dhe të ndalojë tubimet dhe ndejat private tradicionale, sepse gjendja është shume serioze dhe mundësia e transmetitmit të mëtejshë të virusit është shumë e madhe.

Të rrimë në shtepi për të ndaluar përhapjen e pandemisë, sepse kjo është në interesin e secilit nga ne në komunitet dhe më gjerë!

©Fazli Mazreku