Kanada

Frances Allen - Për here të parë një grua ëmërohet numri dy i ushtrisë kanadeze

  • Published in Kanada

Ottawa - Ndryshime të rëndësishme po vazhdojnë të ndodhin në radhët e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë kanadeze, i përfshirë kohët fundit nga hija e një skandali seksual që implikon dy drejtuesit e tij më të lartë, njeri nga të cilët, Jonathan Vance, doli në pension vitin që shkoi.

Nga sot, numri dy i Forcave të Armatosura do të jetë një grua. Ajo quhet Frances Allen, mban gradën gjeneral-lejtënant dhe deri dje ka kryer detyrë e përfaqësueses së Kanadasë në selinë e NATO-s në Bruksel. Në rolin e numrit dy të ushtrisë Allen ka zëvendësuar gjenralin Mike Rouleau, i cili është emëruar këshilltar strategjik i shefit në detyrë të Shtabit të Përgjithshëm Wayne Eyre.

Frances Allen, e dyta grua që ka marrë gradën gjeneral-lejtënant në Kanada do të jetë përgjegjëse për administrimin e përditshëm të ushtrisë. Emri i saj ka qenë lakuar në kohën kur diskutohej zëvendësimi i Jonathan Vance si shef i Shtabit të Përgjithshëm vitin e kaluar, por qeveria preferoi të emëronte Art McDonald në postin më të lartë ushtarak. Emërimi i Frances Allen është jo vetëm historik por duket edhe si një përpjekje për të rregulluar imazhin e cënuar të ushtrisë pas publikimit në media të faktit që ndaj dy drejtuesve më të lartë të saj po kryhet hetim për sjellje të padenja.

©Flasshqip.ca