Kanada

Në London Ontario rivlerësohen emërtimet e shkollave publike - Nga Fazli Mazreku

  • Published in Kanada

Fazli Mazreku - London, Ontario

Sipas shtypit lokal, Këshilli i Arsimit “Thames Valley” në qytetin e Londonit të Ontarios, do ta ndryshojë emërtimin e njërës ndër shkollat fillore më të mëdha të qytetit, “Ryerson”, për arsye se Egerton Ryerson, konsiderohet njëri ndër arkitektët kryesorë të shkollave rezidenciale, të themeluara në vitin 1883, e që kanë funksionuar gjer në vitin 1996. Përmes këtyre shkollave, në Ontario kanë kaluar mbi 16 mijë fëmijë të popullatës autoktone.

Qëllimi parësor i këtyre shkollave publike të përkrahura nga Kisha Katolike, ishte “edukimi” dhe “kulturalizimi” i fëmijëve autoktonë në frymën e kulturës, gjuhës dhe mënyrës së jetesës së popullatës së bardhë. Këta fëmijë, në fakt, janë abuzuar fizikisht dhe mendërisht, janë izoluar nga bota e lirë, jane ushqyer keq, kanë marrë semundjen e turbekulozit dhe kanë jetuar jashtë standardeve të higjienës dhe jashtë kushteve të një ambienti shoqëror normal.

Gjetja e skeleteve të 215 fëmijëve autoktonë të zhdukur në shkollën rezidenciale në Kamloops të British Columbia, apo e mbi 600 të tjerëve që pritet të konfirmohet në Marieval të Saskatchewan, ka nxitur reagimin në shoqërinë civile kanadeze, në qarqe intelektuale dhe institucione publike anë e kënd vendit. Në këtë kontekst janë marrë iniciativa për shqyrtimin e kujdesshëm të të gjitha figurave publike të asaj kohe, që kanë mbajtur pozita të larta publike apo kanë kontribuar në diskriminin e grupeve etnike të margjinalizuara.

Shume personalitete të jetës publike kanadeze, këtë periudhe e kanë identifikuar si një kapitull i errët në historinë e Kanadasë. Këshilli i shkollave i qytetit London, në këtë frymë ka marrë iniciativë që të rivlerësohen emërtimet e shkollave dhe të institucioneve publike si dhe të hapësirave rekreative në qytet.

Këshilli i shkollave do ta rivlerësojë emërtimin edhe të një shkolle tjetër në London, shkollë që mban emrin e John A McDonald, Kryeministër i pare i Kanadasë, për të cilin ka shumë të dhëna dhe fakte se roli i tij për krijimin e shkollave rezidenciale ka qenë i madh, sikurse dhe roli i tij në politikat e racizmit, shfrytëzimit dhe përkrahjes së skllavërisë të njerëzve me ngjyrë ka qenë  i pakontestuar.

©Fazli Mazreku

 

Shënim!

FLASSHQIP beson në mbështetjen e lexuesve. Bashkohu me FlasShqip duke dhuruar përmes e-transfer (Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.) ose duke klikuar më lart butonin “donate”. Faleminderit!

*Gjithashtu nëse dëshironi të bëheni pjesë e rubrikave tona, na shkruani në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..