Kanada

Tokio - Medalje e artë në dhjetëgarësh për kanadezin Damian Warner

  • Published in Kanada

Me një total prej 9018 pikësh (rekord i ri olimpik) kanadezi Damian Warner ka fituar dje medaljen e artë në dhjetëgarësh duke qenë i pari në historinë e olimpiadave verore që kalon kufirin e 9,000 pikëve.

31 vjeçari nga London-Ontario është gjithashtu i pari atlet nga Kanadaja që fiton medaljen e artë në këtë garë duke lënë pas amerikanin Kevin Mayer, mbajtësin e rekordit botëror me 9126 pikë. Në Rio më 2016 Warner pat fituar medaljen e bronzit. Të njejtën medalje pat marrë edhe në kampionation e fundit botëror të atletikës.

Ndër 10 garat, atleti kanadez u rendit i pari në 100 m, 110 m me pengesa dhe kërcim së gjati. Ndërkohë, në hedhje disku dhe 1500 ai arriti të jetë në top 5 duke siguruar vendin e parë dhe realizuar arritjen më të madhe në karrierën e tij sportive.

©Flasshqip.ca

Foto: Getty Images/Matthias Hangst