Kanada

Marrëveshje anglo-kanadeze për trajnimin e marinarëve në zonën e Arktikut

  • Published in Kanada

Kanadaja sapo ka nënshkruar një marrëveshje me Marinën Mbretërore Britanike (Royal Navy) për trajnimin e marinarëve të anijeve akullthyese që përdoren në zonën e Arktikut. Marrëveshja është vazhdim i Protokollit të vitit 2000, mbi bazën e të cilit oficerë nga HMS Protector (anije akullthyese e Royal Navy) u stërviten në bordin e njërës prej anijeve të Rojës Bregdetare Kanadeze.

HMS Protector A173

Roja Bregdetare Kanadeze parashikohet të bashkëpunojë këtej e tutje me Marinën Mbretërore Britanike jo vetëm për të thyerjen e masave të mëdha të akullit dhe hapjen e rrugëve të lundrimit në zonën e Arktikut, por edhe për shkëmbim informacioni.

Marrëveshja u bë publike sot, 8 Tetor 2021, nga Komisariati i Lartë Britanik në Kanada në emër të Marinës Mbretërore dhe Rojës Bregdetare Kanadeze. Në deklaratën e tij, Komisariati i Lartë Britanik theksoi faktin që Kanadaja ka rreth 20 anije akullthyese për hapjen e rrugëkalimeve në Arktik që ndihmojnë të gjitha anijet e tjera kur kushtet janë të pafavorshme për lundrim.  Po kështu, sipas deklaratës, marrja e përvojës dhe ekspertizës mjaft të kualifikuar të Rojës Bregdetare Kanadeze, do t'i ndihmojë marinarët britanikë të përballojnë më mirë sfidat e zonave akullnajore.

Mario Pelletier

Nga ana e tij, Komandanti i Rojës Bregdetare Kanadeze, Mario Pelletier, pohoi që në baze të marrëveshjes së sotme edhe Kanadaja do përfitojë gjithashtu nga ekspertiza operacionale e Royal Navy.

©Flasshqip.ca me informacion nga La Presse Canadienne

Foto: Reuters/Chris Wattie