Kanada

Montréal, shitjet e shtëpive dhe listimet e pronave pësuan ulje në Shtator - Nga Aurel Zaloshnja

  • Published in Kanada

Çmimet e larta, mungesa e pronave për shitje si dhe rritja e aktivitetit të parashitjeve të projekteve të reja të ndërtimit kanë kontribuar në ngadalësimin e transaksioneve imobiliare që nga pranvera.

Shitjet e pasurive të paluajtshme rezidenciale në zonën e Montréal-it ranë 28 përqind muajin e kaluar, duke na kthyer në nivelet para pandemisë, kur mbizotëronte një mungese e theksuar e shtëpive në treg. Si pasojë, çmimet vazhduan të rriten.

Sipas të dhënave nga sistemi i pasurive të paluajtshme Centris (Centris.ca), rreth 3,671 shitje banesash u përfunduan muajin e kaluar në zonën e Montréal-it, krahasuar me 5,120 në të njëjtin muaj një vit më parë. Listimet aktive ranë 20 për qind dhe listimet e reja ranë 22 për qind. Këtë vit realizuan rreth 2 miliardë dollarë transaksione, 18 përqind më pak se në Shtator te vitit 2020, ndërsa shitjet e pronave në ishullin e Montréal-it u ulën 21 përqind.

Shoqata Profesionale e Pasurive te Paluajtshme në Quebéc u prononcua të Martën e kaluar (12.10.21) duke deklaruar që çmimet e larta, mungesa e pronave për shitje dhe një rritje e aktivitetit të blerjeve të projekteve para se të fillojë ndërtimi, kontribuan në ngadalësimin e transaksioneve të banimit që nga pranvera e ketij viti. Kjo shoqate po parashikon tani një rënie të transaksioneve për gjithë vitin 2021, u shpreh drejtori i analizës së tregut Charles Brant.

“Tregu po ngadalësohet dhe faktori më i madh është mungesa e furnizimit te shtepive," tha Brant në një intervistë telefonike. "Inventari po arrin nivelet që kemi parë për herë të fundit në vitin 2003. Shumë projekte të blerjes së shtëpive tashmë kanë ndodhur dhe ndërsa i afrohemi fundit të vitit, ne mendojmë se numri i shit-blerjeve do te ulet ndjeshem.”

Ndërsa tregu i pasurive të paluajtshme në Montréal ende po tregon shenja serioze të mbinxehjes, përqindja e shitjeve të përfunduara mbi çmimin e kërkuar është dobësuar gjatë pesë muajve të fundit, tha shoqata.

Shitjet e pronave nga Janari deri në Shtator në qendren e Montréalit u rritën me gjashtë përqind nga e njëjta periudhë e një viti më parë, ndërsa listimet aktive ishin poshtë 20 përqind.  Ndërsa në ishullin e Montréal-it, shitjet totale u rritën 20 përqind, dhe listimet aktive dëshmuan një rritje prej katër përqind.

Çmimet mesatare vazhduan rritjen e tyre të pandalshme. Një shtëpi private u shit për një çmim mesatar prej 504,500 dollarë në Shtator. Kjo, një rritje prej 17 përqind krahasuar me një një vit më parë. Çmimet e apartamenteve u rritën 15 për qind (365,000 dollarë), ndërsa ndertesat me dy deri në 5 hyrje u rritën 13 për qind (690,000 dollarë).

Shitjet e shtëpive private në Ishullin e Montréal-it ndërkohë e qetësuan tregun në muajin Shtator, duke patur rënie prej 37 përqind. Shitjet e apartamenteve ranë 18 përqind, ndërsa shitjet e ndërtesave me dy deri në pesë hyrje ranë 16 përqind.

Në këto nivele çmimesh, ka më pak blerës për prona. Rreziku është që çmimet të vazhdojnë të rriten. Dhe nëse investitorët spekulativë përfshihen, kjo mund të vazhdojë të rrisë çmimet edhe pse bazat ekonomike nuk janë në të njejtin nivel. Tregu është në një situatë shumë më të ndikueshme sesa ishte disa muaj më parë.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme për të gjithë Quebéc gjithashtu u ul muajin e kaluar. Më shumë se 7,700 transaksione u përfunduan në të gjithë provincën, 28 përqind më pak se një vit më parë, për një vlerë të kombinuar prej 3.3 miliardë dollarësh. Listimet aktive u ulen me 27 për qind.

Rënia në disa rajone kryesore përreth Montréal-it ishte edhe më e theksuar. Shitjet e pronave ranë 35 për qind në St-Jean-sur-Richelieu, 33 për qind në Laval dhe Bregun Verior, 32 për qind në Bregun Jugor dhe 26 për qind në Vaudreuil-Soulanges.

Statistikat e tregut ndryshojnë sipas zonave të caktuara dhe nëqoftëse dikush është i interesuar të dije saktësisht çfarë ndodh në zonën ku banon mund të më kontaktojë.

Aurel Zaloshnja

Courtier Immobilier Agréé, Propriétaire

Certified Real Estate Broker, Owner

P: (514) 577-7242

O: (514) 630-1799

W: a-zaloshnja.c21.ca

203 Boulevard Hymus, Suite 208, Pointe-Claire (Montréal) QC, H9R 1E9