Kanada

Kanada - Presidentja Vjosa Osmani pritet nga Guvernatorja e Përgjithshme Mary Simon

  • Published in Kanada

Pas takimit të rëndësishëm më Kryeministrin kanadez Justin Trudeau, Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani iu rezervua dje, 23.11.2021, edhe një pritje e ngrohtë nga Guvernatorja e Përgjithshme e Kanadasë, Mary Simon. Takimi u zhvillua në orën 17:00 në sallonin e Rideau Hall, rezidenca e guvernatorëve të përgjithshëm.

Mary Simon, që njëherazi ushtron dhe funksionin e Komandantit suprem të Forcave të Armatosura Kanadeze e mori këtë post në Korrik të këtij viti, pas propozimit të Kryeministrit Trudeau dhe miratimit nga Mbretëresha Elizabeth II. Ajo është e para kanadeze me origjinë autoktone që ushtron funksionin e kryetarit të shtetit në Kanada.

Takimi i djeshëm me Guvernatoren e Përgjithshme Mary Simon, ishte një hap i mëtejshëm në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe kurorëzimi me shumë sukses i vizitës zyrtare të Presidentes Vjosa Osmani në Kanada e cila e përfaqësoi shumë denjësisht dhe me një elokuencë tejet të admirueshme Kosovën.

©Flasshqip.ca

Foto: Faqja zyrtare e Guvernatorit të Përgjithshëm të Kanadasë