Kanada

Protesta e Ottawa, Policia Federale mohon t’u ketë dhënë bankave listën e donatorëve

  • Published in Kanada

Sipas The Canadian Press, Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) ka deklaruar sot (21.02) se po bashkëpunon me institucionet financiare në lidhje me llogaritë bankare që janë ngrirë si rezultat i masave të jashtëzakonshme federale për t'i dhënë fund protestave në Ottawa dhe në pikat kufitare.

Dekretet e qeverisë bazuar në Aktin e Masave Urgjente, tani u lejojnë bankave dhe institucioneve financiare të ngrijnë llogaritë e personave të dyshuar për dërgim parash në ndihmë të protestuesve të "Freedom Convoy" që kampuan në qendër të Ottawa për tre javë.

Në deklaratën e saj, Policia Mbretërore Kanadeze sqaron që hetuesit u kanë transmetuar bankave vetëm identitetin e njerëzve që dyshohet se kanë vepruar si influencues gjatë protestave, si dhe identitetin e pronarëve ose drejtuesve të automjeteve që refuzuan të largoheshin nga qendra e kryeqytetit federal, duke siguruar njëkohësisht që në asnjë moment nuk u ka ofruar institucioneve financiare një listë donatorësh si dhe faktin që vendimi për ngrirjen e llogarive mbetet përgjegjësi e tyre.

Deklarata e policisë federale u bë publike pasi një numër deputetësh konservatorë shprehën sheqtësimin në emër të votuesve të tyre, të shqetësuar për llogaritë e tyre bankare që janë ngrirë, vetëm sepse kanë bërë një donacion relativisht të vogël për lëvizjen e protestës.

©Flasshqip.ca

Foto: Radio-Canada