Kanada

Lufta në Ukrainë: Sipas NATO-s, nuk do të ketë zonë ndalim-fluturimi

  • Published in Kanada

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO, e cila ka dënuar sot (04.03.) bombardimet "e papërgjegjshme" nga forcat ruse kundër një centrali bërthamor në Ukrainën jugore, hodhi poshtë megjithatë kërkesën e Kievit për të krijuar një zonë ndalim-fluturimi për të shmangur përfshirjen në konflikt.

“Aleatët kanë rënë dakord që ne nuk duhet të kemi avionë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO-s, që veprojnë në hapësirën ajrore të Ukrainës ose trupa në terren, sepse ne mund të përfundojmë me një luftë gjithëpërfshirëse në Evropë", është shprehur norvegjezi Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Sipas Stoltenberg, NATO ka përgjegjësinë për të parandaluar përshkallëzimin e kësaj lufte përtej Ukrainës, sepse konflikti do të ishte edhe më i rrezikshëm, më shkatërrues dhe do të shkaktonte akoma më shumë vuajtje njerëzore. Deklarata e tij u bë pas një takimi urgjent të ministrave të Jashtëm të Aleancës në Bruksel.

Ky refuzim erdhi si përgjigje ndaj Ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kouleba, i cili i kërkoi Aleancës Atlantike të veprojë. "Vepro tani, para se të jetë tepër vonë. Mos lejoni që Putini ta kthejë Ukrainën në Siri", ka shkruar ministry ukrainas ai në një postim në Twitter. "Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut të NATO-s është një aleancë mbrojtëse. Ne nuk duam të jemi pjesë e konfliktit në Ukrainë", ishte përgjigja e thatë e Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Kreu i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO-s, ka pohuar në daljen e tij para mediave se ditët në vazhdim do të jenë më të këqija, me më shumë vdekje, më shumë shkatërrime, sepse Rusia do të përdorë armë më të rënda.

Ndërkohë, në një bisedë telefonike po sot gjatë paradites, kancelari gjerman Olaf Scholz i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që t'i japë fund menjëherë konfliktit me Ukrainën. Scholz i bëri gjithashtu thirrje Presidentit Putin që të lejojë aksesin e ndërhyrjes humanitare në zonat e luftimit.

Gjatë bisedës telefonike me kancelarin Scholz, Vladimir Putin ka ripërsëritur se dialogu me Ukrainën ishte i mundur vetëm nëse pranoheshin "të gjitha kërkesat ruse". Putin përsëri kërkoi një status neutral dhe jo-bërthamor për Ukrainën, "çmilitarizimin e detyrueshëm dhe denazifikimin e saj", njohjen e aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia dhe sovranitetin e rajoneve separatiste pro-ruse të Ukrainës Lindore, Donetsk dhe Luhansk, në territoret e tyre administrative. Sipas përmbledhjes së shkëmbimit të dy krerëve të shteteve të bërë publike nga Kremlini, presidenti Putin ka siguruar gjithashtu se forcat ruse nuk po bombardonin Kievin dhe qytetet kryesore të Ukrainës. Ai e ka quajtur informacionin për shkatërrimet e kryera nga Moska një sajesë propagandistike.

©Flasshqip.ca me informacion nga Radio-Canada

Fotot: AFP/Getty Images/John Thys, AP