Kanada

Kryeministri Trudeau takohet me Kancelarin gjerman Scholz

  • Published in Kanada

Në vijim të turit të tij gjashtë ditor në Europë, Kryeministri kanadez Justin Trudeau është takuar sot me Kancelarin e RFGJ, Olaf Scholz. Tema kryesore e bisedimeve ka qenë kriza në Ukrainë si dhe ajo e garantimit të zinxhirëve të sigurt të furnizimit midis vendeve, pasi siç dihet, Gjermania është shumë e varur nga gazi rus.

Nga Berlini, gjatë konferencës për shtyp më Kancelarin Scholz, Justin Trudeau ka deklaruar edhe dërgimin e një ndihme ushtarake shtesë prej 50 milionë dollarësh në favor të Ukrainës, pa dhënë më shumë detaje, por sipas stafit politik pranë tij, të cilit i është referuara The Canadian Press, bëhet fjalë për pajisje shumë të sofistikuara.

Kryeministri Trudeau ia ka trasmetuar këtë lajm edhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin e ka ftuar gjithashtu gjithashtu të mbajë një fjalim para deputetëve kanadezë përmes një komunikim online. Ftesa është pranuar, por për momentin nuk është caktuar data.

©Flasshqip.ca me informacion nga The Canadian Press

Foto: Associated Press/Odd Andersen